LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Nuk do të ketë rritje të pagave për funksionarët

Mickoski: Nuk do të ketë rritje të pagave për funksionarët

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot tha se “një gjë është e sigurt”, e ajo është se funksionarëve nuk do t’u rriten pagat.

Sipas tij, kjo do të bëhet përmes korrigjimit të raporteve të pagave.

“Nuk e di si është, ta shohin përgjegjësit. Një gjë është e sigurt, përveç faktit që një ditë do të largohemi të gjithë nga kjo botë, është se nga viti i ardhshëm nuk do të ketë rritje të pagave të funksionarëve”, tha kryeministri para fillimit të Konferencës së Parë Vjetore të “Bloomberg Adria” në Shkup.


Ndryshe, ishte planifikuar që nga janari i vitit 2025 pagat e funksionarëve të rriten sërish sipas rritjes së pagës mesatare vjetore, që është bazë për llogaritje, nga rreth 330 euro për pagat më të larta funksionarët për Kryeministrin, Presidentin dhe presidentin dhe kryetarin e Kuvendit, dhe rritje për rreth 130 euro për funksionarët me pozita më të ulta.

Të zgjedhurit dhe të emëruarit kanë marrë paga 78 për qind më të larta që nga prilli i vitit të kaluar, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi dhe protesta në grupe të ndryshme të punëtorëve dhe pensionistëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori