LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Është tentuar vrasja ime

Mickoski: Është tentuar vrasja ime

Kryetari i opozitës maqedone, Hristijan Mickoski ka akuzuar në Facebook se dikush nga protestuesit ka dashur ta vrasë dhe kërkoi nga MPB që të arrestohet i njejti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ky ishte njeriu që duhej të më vret sonte. Kërkoj që urgjentisht i njejti të arrestohet nga Spasovski dhe MPB” ka shkruar në facebook Mickoski.

Policia arreston personin që Mickoski tha se ai donte ta vriste
Lexo po ashtu Policia arreston personin që Mickoski tha se ai donte ta vriste

Përndryshe, fotografia e shpërndarë nga kryetari i opozitës është një grup qytetarësh që kanë mbrojtur bustin e Skënbërbeut në Shkup, dhe pronat private rreth Sheshit Skënderbe. Sipas informacioneve të para, policia ka arrestuar personin që kryetari i OBRM-PDUKM-së ka thënë se ka tentuar ta vrasë.


Protestat e sontme kanë qenë të dhunshme, njejtë si netët tjera. /Telegrafi/

Eskalon protesta në Shkup, protestuesit hedhin gurë drejt statujës së Skënderbeut
Lexo po ashtu Eskalon protesta në Shkup, protestuesit hedhin gurë drejt statujës së Skënderbeut