Këngëtari i hitit “Thriller”, është i ‘tmerruar’ që do të rikthehet në skenë, prandaj i është nënshtruar këtij trajtimi që të ndjehet më mirë dhe ta rikthejë vetëbesimin.

50-vjeçari ka paralajmëruar se do të mbajë 50 koncerte në O2 Arena të Londrës gjatë këtij viti.

“Ai ka nevojë për sa më shumë vetëbesim. Të gjithë shpresojnë që të mos vazhdojë më tutje me ndërhyrjet kirurgjike”, ka thënë një burim për gazetën britanike “The People”.