LAJMI I FUNDIT:

Miami Heat turpëron kampionin, e mposhtë me 42 pikë diferencë

Miami Heat turpëron kampionin, e mposhtë me 42 pikë diferencë

Elita e basketbollit amerikan, NBA ka vazhduar me ndeshjet e radhës, derisa në natën e mbrëmshme në program ishin tri për tu zhvilluar.

Vëmendja kryesore ka qenë në FTX Arena në Miami, ku Miami Heat është përballur me kampionin në fuqi Milwaukee Bucks.

Heat kanë treguar forcën e tyre, duke e turpëruar kampionin në fuqi pasi e kanë mposhtur me 42 pikë diferencë 137:95.


Tyler Herro ka qenë më meritori për fitoren e Heat me 27 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime në 24 minuta sa qëndroi në parket.

Lojë të mirë zhvilluan edhe Jimmy Butler me 21 pikë si dhe qendra Bam Adebayo me 20 pikë e 13 kërcime.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Golden State Warriors përballë Los Angeles Clippers me dy pikë epërsi, 115:113.

Stephen Curry ishte i jashtëzakonshëm në këtë takim me 45 pikë e 10 kërcime, derisa Andrew Wiggins kontribuoi me 17 pikë të tjera. /Telegrafi/

Rezultatet:

Miami Heat – Milwaukee Bucks 137:95

Golden State Warriors – LA Clippers 115:113

Atlanta Hawks – Dallas Mavericks 113:87

Në trend Sport

Më shumë
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori