Miami Heat triumfojnë në udhëtim te Brooklyn Nets, Lakers befasohen nga Oklahoma

Elita e basketbollit amerikan NBA, ka vazhduar me ndeshje spektakolare.
Derbi i mbrëmjes u zhvillua në Barclays Center të New Yorkut, ku Brooklyn Nets ishte nikoqir i Miami Heat.
Mysafirët nga Miami kanë marrë fitore me 13 pikë diferencë, 93:106.
Qendra Bam Adebayo ishte më meritori për fitoren e Heat me 24 pikë e nëntë kërcime.
Jimmy Butler gjithashtu pati ndeshje të mirë me 17 pikë, 14 kërcime e shtatë asistime, derisa PJ Tucker e mbylli ndeshjen me 14 pikë.
Në Paycom Center të Oklahomas ka ndodhur befasia, ku Thunder kanë mposhtur Los Angeles Lakers me tetë pikë epërsi 123:115.
Shai Gilgeous-Alexander ishte më i miri në këtë sfidë te vendasit me 27 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime.
Anthony Davis për Lakers shënoi 30 pikë, derisa Russell Westbrook arriti ‘Triple-Double’ me 20 pikë, 14 kërcime 13 asistime, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/ Rezultatet:
Orlando Magic – Charlotte Hornets 111:120
Boston Celtics – Washington Wizards 107:116
Brooklyn Nets – Miami Heat 93:106
New Orleans Pelicans - Atlanta Hawks 99:102
Toronto Raptors – Indiana Pacers 118:100
Milwaukee Bucks – Minnesota Timberwolves 108:113
Oklahoma City Thunder – LA Lakers 123:115
Phoenix Suns – Sacramento Kings 107:110
Portland Trail Blazers – Memphis Grizzlies 116:96
LA Clippers - Cleveland Cavaliers 79:92




















































