LAJMI I FUNDIT:

Mexhiti: Ligji për “branitellat” ka kaluar disa herë në kohën e BDI-së

Mexhiti: Ligji për “branitellat” ka kaluar disa herë në kohën e BDI-së

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, në një intervistë televizive komentoi mbi debatin rreth ligjit për “branitellat”, duke theksuar se ky ligj është miratuar dhe mbindërtuar gjatë qeverisjes së BDI-së.

“Nëse shohim se kush e ka iniciuar këtë ligj, është e qartë se ai ka kaluar në qeveri gjatë mandatit të BDI-së, madje tri herë, nëse nuk gabohem. Vendimi i fundit është nënshkruar nga ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe ka qenë ekskluzivisht në favor të branitellave, edhe pse ata janë thirrur në luftën e vitit 2001. Ndërkohë, nuk ka ligj për UÇK-në dhe nuk ka trajtim për ushtarët e saj, gjë që ia heq BDI-së të drejtën morale për të ngritur këtë çështje”, ka thënë ai.

Mexhiti theksoi gjithashtu se ky ligj nuk është iniciuar nga OBRM-PDUKM, por nga ish-ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, nga LSDM-ja, e cila ishte partnere e BDI-së në qeverisjen e kaluar dhe tani është në opozitë.


“Ky ligj ka mbetur në labirinthet e Parlamentit dhe ne kemi qenë të qartë në qëndrimin tonë. Jemi kundër tij, sepse ai trajton vetëm një kategori dhe jo dy, ndërkohë që branitellat tashmë janë trajtuar mjaftueshëm në të kaluarën. Kjo çështje nuk është dhe nuk do të jetë prioritet i qeverisë aktuale”, ka potencuar Mexhiti.

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Lajme
Kalo në kategori