LAJMI I FUNDIT:

Metoda 2-4-2 për të agjëruar më lehtë gjatë Ramazanit

Metoda 2-4-2 për të agjëruar më lehtë gjatë Ramazanit

Po ballafaqoheni me etje, dhimbje koke, lodhje apo fryrje gjatë agjërimit?

Kjo për shkak se nuk po pini ujë në mënyrën e duhur. Konsumimi i ujit gjatë syfyrit nuk do t’ju mbajë të hidratuar gjatë gjithë ditës.

Ekspertët rekomandojnë rregullin 2-4-2 të hidratimit për energji dhe fokus më të mirë.


Këtë metodë e rekomandoi dietologu Marriam, përmes një postimi në rrjetin social Instagram. Por çfarë rekomandon ky truk.

Pini dy gota ujë në iftar, filloni ngadalë, mos e mbingarkoni stomakun tuaj;

Pini katër gota ujë midis iftarit dhe syfyrit, konsumoni ato gradualisht gjatë natës;

Pini dy gota ujë në syfyr, do të jeni të hidratuar gjatë ditës së nesërme.

Gjithashtu çfarë duhet të keni parasysh është që konsumimi i çajit dhe kafesë çon në humbjen e ujit dhe dehidratimit.

Po ashtu duhet të shmangni ushqimet e kripura, të skuqura ose të përpunuara, pasi ju bëjnë më të etur dhe ju dehidratojnë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Sa vërtet duhet të jetë TENSIONI NORMAL I GJAKUT për moshën tuaj

Sa vërtet duhet të jetë TENSIONI NORMAL I GJAKUT për moshën tuaj

Shëndetësi
Kalo në kategori