LAJMI I FUNDIT:

Meta ironizon raportin e Komisionit të Venecias: Për katër muaj u shpërdoruan energji kot

Meta ironizon raportin e Komisionit të Venecias: Për katër muaj u shpërdoruan energji kot

Presidenti shqiptar Ilir Meta pas publikimit të opinioni përfundimtar të Komisionit të Venecias, thotë se ai konfirmoi të gjitha qëndrimet e Presidentit të Republikës.

“Si asnjëherë tjetër, opinioni përfundimtar pësoi ndryshime thelbësore nga projekti paraprak”, thuhet në reagim.

“Ndër konkluzionet kryesore u evidentua se:


1. Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën dhe nuk ka tejkaluar kompetencat e veta kushtetuese.

2. Presidenti i Republikës pati qëllim legjitim, që synonte shmangien e gjakderdhjes, mbrojtjen e pluralizmit politik, ruajtjen e stablitetit dhe të kredencialeve demokratike të vendit.

Komisioni i Venecias publikon opinionin final për Presidentin Meta
Lexo po ashtu Komisioni i Venecias publikon opinionin final për Presidentin Meta

3. Kompetencat kushtetuese të Presidentit nuk janë formale.

4. Dekretet e Presidentit janë në fuqi dhe nuk u sfiduan përpara asnjë gjykate.

5. Zgjedhjet parlamentare kanë status më të lartë kushtetues se zgjedhjet vendore.

Presidenti i Republikës shpreh keqardhjen që gjatë katër muajve u shpërdoruan energji që do të duhet të ishin në shërbim të integrimit europian të Shqipërisë dhe vendimit të shumëpritur për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE”, thuhet më tej në reagimin e Metës. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori