LAJMI I FUNDIT:

Meta akuzohet për mashtrim të opinionit, rrjeti social kontribuon në krizën e shëndetit mendor tek të rinjtë

Meta akuzohet për mashtrim të opinionit, rrjeti social kontribuon në krizën e shëndetit mendor tek të rinjtë

Kompania amerikane Meta është akuzuar se ka mashtruar opinionin për rreziqet e përdorimit të mediave sociale dhe për të kontribuar në krizën e shëndetit mendor tek të rinjtë, shkruan sot BBC.

Padia federale pretendon se Meta përdori veçori të varësisë për të “kapur” përdoruesit duke fshehur “rreziqet e rëndësishme” të platformave të saj.

Padia pretendon se Meta ka shkelur ligjet për mbrojtjen e konsumatorit duke u përfshirë në sjellje “mashtruese”, transmeton Telegrafi.


Kompania u tha se kishte mbledhur të dhëna për fëmijët nën moshën 13 vjeç, duke shkelur detyrimet e saj sipas Ligjit për Mbrojtjen e Privatësisë së Fëmijëve në internet.

“Kompanitë e mediave sociale, përfshirë Metta, kanë kontribuar në një krizë kombëtare në shëndetin mendor të të rinjve dhe duhet të mbahen përgjegjës”, tha prokurorja e shtetit të New Yorkut, Leticia James.

Ajo është një nga 33 prokurorët e shtetit që kanë nënshkruar padinë. Meta tha se kompania ndan angazhimin e prokurorit për “t’u ofruar adoleshentëve përvoja të sigurta dhe pozitive në internet” dhe se “ka prezantuar tashmë më shumë se 30 mjete për të mbështetur adoleshentët dhe familjet e tyre”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Teknologji
Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Teknologji
Zbulohet se kush qëndron pas sulmit në X

Zbulohet se kush qëndron pas sulmit në X

Teknologji
Prezantohet roboti që nget biçikletën dhe kryen detyra pa trajnim

Prezantohet roboti që nget biçikletën dhe kryen detyra pa trajnim

Teknologji
OpenAl zbulon modelin e ri me Inteligjencë Artificiale - shefi i kompanisë zbulon se në çka është i mirë ai

OpenAl zbulon modelin e ri me Inteligjencë Artificiale - shefi i kompanisë zbulon se në çka është i mirë ai

Teknologji
Kalo në kategori