Një pjesë e shkollës fillore “Mihail Grameno” të fshatit Malinë të komunës Çuçer Sandevë është shtëpia e dytë e tre mësuesve, Aqif Sejdiu, Zeqir Bilalli dhe Avdyl Mamuti. Në dhomën ku qëndrojnë ata tashmë katër dekada janë rrëfyer histori e ngjarje nga më të ndryshmet në të cilat çdo njëri prej tyre ka qenë protagonist kryesor. Pavarësisht vështirësive të shumta, mësuesit në fjalë I mbetën besnik profesionit të shenjtë të mësuesisë duke u betuar se do ta kryejnë me nder deri në ditën e fundit.
“Nuk është lehtë, sidomos kur tash kur jemi afruar në vitet para pensionit është pak më vështirë, e kërkon koha që të jemi më afër familjes. Këtu jemi tre arsimtar, njëri punon me klasë të ulëta dhe dy me klasë të larta. Ne nuk jemi vetëm arsimtar përkatës për ato lëndë por jemi edhe për lëndë tjera për shkak se arsimtarët tjerë na mungojnë. Ne mendojmë se meritojmë më shumë, ndoshta ata mendojnë se është e mjaftueshme por për ne nuk na duket e pamjaftueshme për shkak se ne nuk jemi afër punës sikurse punëtorët tjerë të arsimi në qytet. Ne kemi benefecion për kushte të vështira që llogaritet 20% por nuk paguhemi për jetë të ndarë që bëjmë, duhet të përfshihet edhe jeta e ndarë”, u shpreh Aqif Sejdiu, mësues.
Avdyl Mamuti kujton se për këtë profesion ka përballuar çdo gjë, madje edhe duke bërë rrugë në këmbë nga gjashtë e deri në 12 orë, në rrugë përplot dëborë.
Ka ndodhë gjatë dimrit i kemi pre teshat me gërshërë për ti heq copat e ngrirjes nëpër këmbë. Sa ka zgjat rruga dikur? Ka zgjat 6 orë, kur kishte shumë borë edhe 12 orë, prej Likovës në këmbë. Ka ndodhë që edhe deri në Hasanbeg kemi shkuar në këmbë, nuk kishte makina sikur tash. Në vitin 2012 kanë ardhur me helikopter na kanë marr se nuk kemi mund të dalim, bora ka qenë mbi dy metër e më shumë. Ushqimin nëse nuk e marrim prej të hënës deri të premten atëherë mbetemi pa ushqim ose duhet fshatarët të na sjellin ushqim”, deklaroi Avdyl Mamuti, mësues.
Zeqir Bilalli thotë se shkolla nga viti në vit po zbrazet për shkak të kushteve të vështirë për jetë.
“Me klasat e katërta kemi filluar me konceptin e ri, për klasat e para nuk kemi pas material, libra, kemi filluar me konceptin e vjetër. Nga muaji shtator deri në muajin dhjetor kemi nxënës mjaftueshëm, prej dhjetorit e deri në fillim të prillit janë më pak dhe sërish rikthehen. Dallon shumë, mbushen klasat, ka kënaqësi kur hyn në klasë, kur zhvillohet mësimi si për një nxënës ashtu edhe për 15. Ne kemi klasë të kombinuara, unë punojë me tre klasë të kombinuara, të parën, të tretën dhe të katërtën. Më tepër i kushtojmë rëndësi lëndëve kryesore”, tha Zeqir Bilalli, mësues./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m’vra
Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi
Dita e tretë në arrati, askush nuk ka rënë në gjurmët e Daut Lazes
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër