LAJMI I FUNDIT:

‘Messinho’ emëron dy lojtarët e Chelseat që tashmë po e bëjnë të ndihet si në shtëpinë e tij

‘Messinho’ emëron dy lojtarët e Chelseat që tashmë po e bëjnë të ndihet si në shtëpinë e tij

Nënshkrimi i shumëpritur i Chelseat në verë, Estevao Willian i njohur si ‘Messinho’, ka zbuluar se dy nga yjet aktualë të klubit kanë qenë në kontakt me të përpara mbërritjes së tij në Stamford Bridge.

Reprezentuesi brazilian, i cili do t’i bashkohet Chelseat në vitin 2025, ka biseduar me Cole Palmer dhe kapitenin e klubit Reece James.

Estevao, i cili pritet të futet direkt në skuadrën e parë të Enzo Maresca, zbuloi lajmin në një intervistë me ESPN Brazil këtë javë.


“Cole Palmer flet me mua në Instagram dhe gjithashtu Reece James tha nëse kam nevojë për ndonjë gjë, le t’i tregoj”, ka thënë Estevao.

“Dua të bëhem braziliani më i suksesshëm në historinë e Chelseat”, Messinho zbulon ambicien e tij
Lexo po ashtu “Dua të bëhem braziliani më i suksesshëm në historinë e Chelseat”, Messinho zbulon ambicien e tij

Lëvizja e 18-vjeçarit te Chelsea ka krijuar bujë të madhe, me shumë ekspertë që sugjerojnë që ai do të bëhet një superyll i ardhshëm.

Paraqitjet mbresëlënëse të Estevaos kanë tërhequr vëmendjen e klubeve kryesore, me Bayern Munich që ka bërë një përpjekje të vonë për ta nënshkruar atë.

Megjithatë, këmbëngulja e Chelseat dha rezultat dhe braziliani i ri do të shkojë në Stamford Bridge gjatë verës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Premier League
Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Serie A
Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Serie A
Lisian Thaqi, talenti nga Peja ftohet nga Bayern Munichu

Lisian Thaqi, talenti nga Peja ftohet nga Bayern Munichu

Ndërkombëtare
Kalo në kategori