Inter Miami ka vazhduar me fitore pasi ka triumfuar në udhëtim te Atlanta United, në një ndeshje ku ka shkëlqyer Lionel Messi.

Vetëm pas 11 minutave lojë vendasit e panë vetën në epërsi, kur Latte Lath realizoi për 1-0 pas asistimit nga Lennon.


Por epërsia e skuadrës vendase nuk zgjati më shumë se nëntë minuta, kur tetë herë fitues i 'Topit të Artë', Lionel Messi doli në skenë.

Ylli argjentinas shënoi një gol të bukur për të barazuar shifrat në 1-1.

Megjithatë për të gjetur golin e fitores, Inter Miami vuajti deri në fund të ndeshjes.

Zëvendësuesi Fafa Picault u asistua bukur nga Jordi Alba dhe shënoi me kokë për 1-2.

Me këtë fitore Inter Miami ndodhet në krye të Konferencës së Lindjes me 10 pikë pas katër xhirove, duke marrë një barazim dhe tre fitore. /Telegrafi/

telegrafi sport app