LAJMI I FUNDIT:

Messi mungoi në fitoren e PSG-së, por sa serioz është lëndimi i tij

Messi mungoi në fitoren e PSG-së, por sa serioz është lëndimi i tij

Lionel Messi ka pësuar një lëndimi pak ditë para fillimit të Kupës së Botës në Katar.

Me pak javë të mbetura deri në fillimin e turneut, është e sigurt se trajnerët ndërkombëtarë do të duan që yjet e tyre të mos pësojnë lëndime.

Messi e humbi ndeshjen e kësaj fundjave në Ligue 1 me Lorientin, pasi ai dëshiron të mos rrezikojë ndonjë lëndim që mund ta lë jashtë Kampionatit Botëror.


Argjentinasi mungoi në fitoren 2-1 të PSG-së në udhëtim te rivali i Ligue 1, ndërsa u bë e ditur se ka probleme në thembër, mirëpo nuk është serioz.

E gjithë bota e futbollit dëshiron ta shohë Messin në Kupën e Botës, pasi ai përpiqet të fitojë të vetmin trofe që i mungon në karrierë.

Për sa i përket rikuperimit të tij, PSG pret që ai të kthehet në stërvitje të plotë javën e ardhshme përpara ndeshjes së parisienëve me Auxerre – ndeshja e tyre e fundit para Kupës së Botës.

Messi luajti në fitoren 2-1 ndaj Juventusit në fillim të kësaj jave, kështu që mungesa e tij ka më shumë gjasa të shihet si një masë paraprake.

Rekordi i tij i lëndimeve ka qenë jashtëzakonisht i besueshëm gjatë karrierës së tij, me lëndimin e tij të vetëm këtë sezon që ishte një problem në muskuj që e bëri atë të humbiste tre ndeshje në tetë ditë.

Argjentina do të hyjë në turne si një nga skuadrat ndërkombëtare më në formë, pasi nuk ka humbur që nga humbja ndaj Brazilit në korrik të vitit 2019. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori