Lionel Messi nuk ishte aspak i kënaqur me humbjen ndaj Osasunas në kuadër të javës së 37-të të La Ligas, ku edhe Real Madridi u shpallën kampion të Spanjës.

Ai pas ndeshjes tha se nëse luajnë ndaj Napolit në të njëjtën mënyrë se si luajtën ndaj Osasunas, Barcelonën e pret eliminimi nga Liga e Kampionëve.


Por nuk është mbyllur me kaq. Lionel Messi ka bërë një tjetër gjest që duket se është më shumë një tjetër pakënaqësi ndaj klubit.

messi 1

Ai ka dhënë një sinjal për një largim të mundshëm gjatë kësaj vere nga blaugranat.

Messi ka filluar ta ndjekë faqen zyrtare të Manchester Cityt në Instagram, aty ku gjendet edhe Pep Guardiolan, trajner i cili do ta priste krahëhapur.

484F314C B161 4584 B14E BB88322A9580  1 e1595007200371 Messi follow Manchester Cityt

Me këtë veprim të numrit 10 të Barcelonës kanë nisur të ëndërrojnë edhe tifozët e ‘Citiziens’ të cilët janë ekzaltuar nga ideja që gjashtë herë fituesin i “Topit të Artë” të mbajë veshur fanellën e skuadrës së tyre.

Messi në Instragram e ndjek edhe klubin e Chelseat. /Telegrafi/

telegrafi sport app