“Messi më i mirë se unë? Nuk pajtohem, nuk dua të jem modest”: A ia tha vërtet Cristiano Ronaldo këto fjalë

Gazetari britanik Piers Morgan ka paralajmëruar “intervistën më personale dhe më zbuluese të jetës së Cristiano Ronaldos”, e cila do të transmetohet të martën, më 4 nëntor.
Në një klip të shkurtër promovues, ylli i Al Nassr dëgjohet duke thënë:“Messi është më i mirë se unë? Nuk pajtohem. Nuk dua të jem i përulur…”.
Deklarata u përhap me shpejtësi në rrjete sociale, duke ndezur sërish debatin e përjetshëm mes Ronaldos dhe Messit për titullin e “GOAT”.

Megjithatë, sipas raportimeve të para, klipi duket të jetë një montim i zgjuar — një përzierje frazash nga pjesë të ndryshme të intervistës, e realizuar për të krijuar më shumë kureshtje përpara publikimit të plotë.
Nëse Ronaldo e ka thënë me të vërtetë këtë fjali apo është thjesht një manipulim audio, do të mësohet të martën, kur intervista e plotë të transmetohet.
The world's most famous footballer, in the most personal interview of his life...
Cristiano Ronaldo speaks to Piers Morgan - part one out tomorrow at 2pm (UK).
📺 https://t.co/QR11ywsANx@Cristiano | @piersmorgan pic.twitter.com/jF5xAqNAIj
— Piers Morgan Uncensored (@PiersUncensored) November 3, 2025
Deri atëherë, debati “Ronaldo apo Messi” mbetet po aq i zjarrtë sa gjithmonë. /Telegrafi/


















































