Sergio Ramos ka filluar një aventurë të re te Paris Saint-Germain, derisa për 16 vite ka luajtur për Real Madridin.

Mbrojtësi andaluzian u transferuar te klubi nga Ligue 1 si lojtar i lirë, derisa nuk gjeti mirëkuptim me Los Blancos për rinovim kontrate.


Në një intervistë për TNT Sports, Ramos e ka ftuar Lionel Messin te PSG.

20df792c 76c8 439e a49e dfcd02cd1908 media libre aspect ratio default 0

“Dua të luaj me lojtarët më të mirë dhe Messi është njëri ndër më të mirët në botë”, ka thënë mbrojtësi spanjoll.

“E kam thënë gjithmonë se Messi gjithmonë do të ketë vend në skuadrën time. 10-sh i mirë”.

Argjentinasi ende nuk e ka rinovuar kontratën me Barcelonën, mirëpo duket se përfundimisht do të qëndrojë në Camp Nou. /Telegrafi/

telegrafi sport app