LAJMI I FUNDIT:

Messi e Ronaldo udhëheqin formacionin e La Ligas

Messi e Ronaldo udhëheqin formacionin e La Ligas

Java e shtatë e La Ligas u zhvillua nën hijen e superndeshjes mes Barcelonës dhe Real Madridit, e cila përfundoi me rezultat të barabartë, 2-2. Atletico Madridi është barazuar me pikë me Barcelonën pas fitores prej 2-1 ndaj Malagas, ndërsa Sevilla dhe Valencia kanë pësuar humbje.

Njëmbëdhjetëshi i javës së shtatë në La Liga (3-3-1-3):

Portier: Adrian (Betis).

Mbrojtës: Andoni Iraola (Athletic Bilbao), Paulao (Betis), Jose Manuel Casado (Rayo Vallecano).


Mesfushorë: Oscar de Marcos (Athletic Bilbao), Benat (Betis), Piti (Rayo Vallecano).

Mesfushor ofensiv: Mesut Oezil (Real Madrid)

Sulmues: Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Lionel Messi (Barcelona), Radamel Falcao (Atletico Madrid).

/Telegrafi/