Lionel Messi dhe Luis Suarez janë rikthyer te golat, por edhe Inter Miami është rikthyer te fitoret në MLS.

Inter Miami ka marrë fitore të madhe 4-1 ndaj New York Red Bull në një ndeshje ku shkëlqyen dy ish lojtarët e Barcelonës.


Vetëm pas nëntë minutash lojë, ishte Fafa Picault që kaloi vendasit në epërsi 1-0.

Vendasit realizuan dy gola të shpejtë brenda nëntë minutash 30' dhe 39' me Weigandt dhe Luis Suarez.

E për rezultatin përfundimtar 4-1, u përkujdes Leo Messi që shënoi në minutën e 67-të për rezultatin përfundimtar 4-1. /Telegrafi/

telegrafi sport app