LAJMI I FUNDIT:

Messi del sot në stërvitje, por ndaras nga skuadra – ai po ndjek një plan specifik për të qenë gati për ndeshjen me Arabinë Saudite

Messi del sot në stërvitje, por ndaras nga skuadra – ai po ndjek një plan specifik për të qenë gati për ndeshjen me Arabinë Saudite

Seanca e dytë stërvitore e Argjentinës në Doha ishte e hapur për mediat në Universitetin e Katarit, ku ndodhet edhe selia e ekipit Albicelest.

Njëjtë si të premten, me qindra gazetarë presin Leo Messin. Ata nuk e panë më ditën e parë, sepse ai punoi në palestër, por këtë herë ai doli në fushë.

Kapiteni argjentinas hyri në fushë pak minuta më vonë se pjesa tjetër e bashkëlojtarëve të tij.


Burime nga Federata Argjentinase kanë konfirmuar për Mundo Deportivo se Messi është duke ndjekur një plan specifik pasi ka luajtur 90 minuta në miqësoren e fundit kundër Emirateve të Bashkuara Arabe, ku ka shënuar edhe një gol.

Ata nuk duan të rrezikojnë 10-shin, i cili po punon për të qenë 100 për qind në debutimin e Albicelesteve kundër Arabisë Saudite të martën e ardhshme.

Ata që tashmë u stërvitën normalisht ishin dy ardhjet e reja, Angel Correa dhe Thiago Almada, të cilët mbërritën në Doha në mëngjes pasi u ftuan nga Lionel Scaloni si zëvendësues të të lënduarve Nico González dhe Joaquín Correa.

Trajneri argjentinas kishte në fushë edhe Angel Di Marian, Nicolas Otamendin, Rodrigo De Paulin dhe Leandro Paredes, disa prej të cilëve qëndruan në palestër ditën e parë.

Në Argjentinë, nuk priten më ndryshime nëse nuk ka ndonjë lëndim të madh, pasi atra që shqetësuan në ditët e fundit ishin Cristian Romero, Marcos Acuna, Paulo Dybala dhe Lautaro Martinez./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori