LAJMI I FUNDIT:

Mësohet dita kur BE vendos rreth liberalizimit të vizave për Kosovën

Mësohet dita kur BE vendos rreth liberalizimit të vizave për Kosovën

Planet për liberalizim të vizave për në Evropë për 127 milionë qytetarë nga Kosova, Turqia, Ukraina dhe Gjeorgjia pritet të realizohen këtë javë nga zyrtarët e BE-së.

Sipas propozimeve që pritet të konfirmohen nga Komisioni Evropian, turistët nga këto vende do të jenë në gjendje të udhëtojnë lirshëm përbrenda zonës 26 anëtarëshe Schengen deri në 3 muaj, shkruan sot “Daily Mail”, transmeton Koha.net.

Mirëpo, në një shkrim të publikuar në Reuters në lidhje me lëvizjen e lirë për turqit, thuhet se lëvizja e lirë për qytetarët e Turqisë nuk do të arrihet pa i plotësuar edhe 72 kushte ligjore e teknike.


Megjithatë, gjithnjë sipas agjencisë së lajmeve Reuters, rasti i Kosovës, i Ukrainës dhe i Gjeorgjisë do të zyrtarizohet të mërkurën.

“Komisioni raportoi këtë muaj se Ukraina dhe Gjeorgjia kanë plotësuar këto kushte [që duhet t’i plotësojë Turqia], dhe të mërkurën do të shtohet edhe Kosova”, shkruan Reuters, raporton Koha.net.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një shkrim të postuar në faqen e tij në Facebook, sot bëri me dije se liberalizimi do të ndodhë së shpejti.

“Presim që në ditët e ardhshme Kosova të marrë rekomandimin për datën se kur qytetarët tanë do të lëvizin të lirë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian”, ka thënë Thaçi, për të theksuar se Kosova ka kryer të gjitha obligimet e veta për implementimin e kritereve demokratike.

Ndërkaq, kryeministri Isa Mustafa, në një postim të tijin në Facebook më 30 prill, nuk pati treguar datë të saktë për çështjen e liberalizimit, ndërkaq ka thënë se “pres një përgjigje pozitive nga institucionet e BE-së, lidhur me liberalizimin e vizave”.

“Datë të saktë nuk ka. Natyrisht se data përcaktohet në Bruksel, nga institucionet e BE-së dhe jo nga ne”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Kalo në kategori