Në mesjavë janë zhvilluar ndeshjet e rrethit të katërt në Kupën e Kosovës në konkurrencën e meshkujve.

Feronikeli ka shënuar fitore bindëse ndaj Dritës me rezultat 101:66 dhe në çerekfinale do të përballet me Bashkimin.


Skuadra e Ponte Prizrenit ashtu siç është pritur e ka mundur Prishtinën e Re me rezultat 83:51 dhe në çerekfinale do të ndeshet me Pejën.Trepça e ka mundur Vushtrrinë me rezultat 85:48 dhe u kualifikua në mesin e tetë skuadrave më të mira. Në rrethin e ardhshëm do të ballafaqohet me Rahovecin, që është organizator i Final 8.
Golden Eagle Ylli e ka eliminuar Megasportin, duke e mundur me rezultat 94:57 dhe në çerekfinale e pret fituesja e Kupës së Kosovës, Sigal Prishtina.
Final 8 e Kupës së Kosovës do të organizohet nga 11 deri më 15 shkurt në Rahovec.

Rezultatet

Feronikeli - Drita 101:66 Ponte Prizreni - Prishtina e Re 83:51 Trepça - Vushtrria 85:48 Golden Eagle Ylli - Megasport 94:57

83348932 1352855881560991 9077638908828712960 o

Çiftet çerekfinaliste

Feronikeli - Bashkimi  Ponte Prizreni - Peja Trepça - Rahoveci Golden Eagle Ylli - Sigal Prishtina

telegrafi sport app