Nga: Sergey Vakulenko / The Financial Times
Përkthimi: Agron Shala / Telegrafi.com
Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, në shkurtin e kaluar, Moska ndjeshëm ka arritur të kufizojë tregtinë detare të Kievit. Kremlini është përpjekur të ofrojë lehtësim të bllokadës ndaj porteve të Ukrainës, si një mjet pazaresh me Perëndimin – në këmbim të heqjes së pjesshme të sanksioneve. Në pamundësi për të siguruar ndonjë gjë të prekshme, muajin e kaluar Rusia u tërhoq nga marrëveshja e grurit e ndërmjetësuar një vit më parë dhe filloi me bombardimin e porteve të Ukrainës, duke u përpjekur kështu që të shkatërrojë plotësisht kapacitetin e eksportit të grurit vendor.
Disa ditë më vonë, Ukraina i përdori dronët detarë për të sulmuar dy anije ruse në Detin e Zi, duke i shpallur portet ruse të Detit të Zi si “zonë me rrezik lufte”. Qëllimi është të zvogëlojë eksportet e Rusisë – naftën, mbi të gjitha – duke i detyruar kompanitë e sigurimeve dhe pronarët e anijeve që t’i ndalojnë anijet që të operojnë në ato rrugë.
Ndërkohë, Ukraina po përpiqet t’ia japë fundin bllokadës, duke i ftuar në portet e veta anijet që lundrojnë nën flamujt e vendeve që ajo beson se Rusia nuk do të guxojë t’i sulmojë. Një anije, pjesërisht në pronësi gjermane, doli nga Odesa në këtë javë, për në rrugën e saj drejt Stambollit.
Ukraina ndoshta shpreson se do të shihet si akt agresioni sulmi ndaj një anijeje me flamur të NATO-s, duke nxitur në veprim Nenin 5 të NATO-s që thotë se një sulm ndaj një anëtari është sulm ndaj të gjithë anëtarëve. Konflikt i drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë nuk është ajo që Moska dëshiron, ndërsa Ukraina do të ishte e lumtur të shihte përfshirjen e drejtpërdrejtë të NATO-s.
Gjithë kjo goxha ta kujton “luftën e cisternave” që zgjati nga viti 1984 e deri më 1988, gjatë luftës Iran-Irak, pasi të dyja palët u përpoqën ta ndalonin tregtinë e naftës së njëra-tjetrës – duke i sulmuar cisternat që shkonin për në portet e armikut, përfshirë anijet që lundronin nën flamujt e disa vende të NATO-s, si Britania e Madhe dhe ShBA-ja. Disa dhjetëra anije tregtare u dëmtuan, madje edhe një fregatë e marinës amerikane.
Në atë kohë, pavarësisht rreziqeve të hyrjes në Gji, nuk kishte mungesë të anijeve që ishin të gatshme për të lundruar atje për naftë. Kompanitë e sigurimit vazhduan ta ofrojnë mbulimin, ndonëse me kosto të shtuara. Asnjë nga vendet e NATO-s, anijet e të cilave u sulmuan, nuk u përpoqën ta përdorin Nenin 5.
Në konfliktin aktual, sulmi i cisternave në Detin e Zi rrezikon derdhjet e naftës dhe dëmet e konsiderueshme ekologjike – për të gjitha shtetet bregdetare, përfshirë Ukrainën. Kjo Kievit mund t’ia japë një pauzë.
Megjithatë, ekziston një tjetër mënyrë për të ndaluar eksportet nga portet ruse të Detit të Zi: sulmi i terminaleve të naftës, kryesisht i të dy atyre në portin detar të Novorosijskës. I pari, Sheskarisi ndodhet brenda portit të Novorosijskës, gjë që sulmin nga deti do ta bënte relativisht të vështirë.
Terminali i dytë, Juzhnaja Ozerejevka, operon nga ankorimet disa milje në det, ku cisternat ndalen. Ato janë të prekshme ndaj sulmeve dhe më të vështira për t’u riparuar. Por, ato përdoren për ta eksportuar naftën e prodhuar në Kazakistan: sulmi i tyre do të shkaktonte dëme kryesisht në kompanitë perëndimore të naftës që punojnë në Kazakistan.
Në rast të ndalimit të eksporteve të Novorosijskës, Rusia do të kishte nevojë për rrugë të reja për naftën e vet. Kjo do të ishte më e lehtë për naftën e papërpunuar, vëllimet e eksportit të së cilës kanë rënë edhe përpara se Rusia të fillonte të kufizonte prodhimin – si pjesë e marrëveshjes së fundit me OPEC+.
Porti rus i naftës në Detin Baltik, Ust-Luga, ka kapacitetin për t’u marrë me vëllimet e Novorosijskës, megjithëse do ta zgjaste udhëtimin për naftën ruse që cak kanë Indinë dhe Kinën, si dhe do t’i bënte dërgesat për në Turqi shumë më pak fitimprurëse.
Më i dhimbshëm do të ishte ndryshimi i rrugës së eksporteve të produkteve të naftës ruse. Qëkur një embargo e BE-së hyri në fuqi në këtë shkurt, tregjet e tyre kryesore kanë qenë vendet në Mesdhe dhe në Afrikë. Kjo do të krijonte probleme edhe për Bullgarinë dhe për Rumaninë, për të cilat nafta ruse u konsiderua aq jetike saqë u përjashtuan nga embargoja.
Nëse Ukraina arrin të detyrojë Rusinë të ridrejtojë eksportet e veta nëpërmjet Detit Baltik, kjo do të nënkuptojë humbje jo vetëm për Moskën, por edhe për klientët e saj – përfshirë vendet e mëdha në zhvillim dhe disa nga aleatët e vetë Ukrainës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlatforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët