Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës bëri të ditur se mësimdhënësit janë gati të fillojnë punën e tyre nga 1 shtatori, mirëpo, fajin e kanë hedhur te Ministria e Arsimit për mosshpërndarje me kohë të teksteve shkollore në komuna të vendit.
Kreu i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj në një intervistë për KosovaPress, thotë se nëse tekstet do silleshin me kohë, çdo gjë do të ishte gati për të filluar vitin shkollor, porse sipas tij, Ministria e Arsimit është vonuar në këtë drejtim.
Sipas tij, arsimi në shekullin XXI, nuk mund të jetë i suksesshëm nëse punohet me mjete dhe kushtet e shekullit të kaluar.
Duke renditur shqetësimet e njëpasnjëshme, Jasharaj thotë se ka informacione se disa nga mësimdhënësit po kërkojnë pushime njëvjeçare për të shkuar jashtë vendit për një punë më të mirë, për të cilën shprehet i brengosur se të njëjtit nuk do të kthehen më.
Mes tjerash, Jasharaj shton se qeveria duhet të jetë e lumtur që këtë vit, mësimi po fillon me kohë dhe nuk do të ketë grevë.
“Ajo që është e mirë dhe se është dashur të gëzohet edhe ministria, është se SBASHK-u kësaj radhe nuk po shkon me grevë. Por, duke i parë gjërat që u thanë, del se ky vit shkollor do të filloj me vështirësi, ngase edhe përkundër premtimit të ministres Nagavci, tekstet shkollore nuk kanë arritur ende në shkolla, dhe dita e parë do të jetë problematike, sepse e vetmja armë e diturisë në shkollat tona fatkeqësisht në mungesë të mjeteve bashkëkohore janë tekstet shkollore, shpuza dhe shkumësat…
Nuk është krenari të thuhet se viti shkollor është përgatitur, nëse njerëzit mundojnë se kemi siguruar shkumësa mjaft dhe shpuza, dhe gjysmën e teksteve të reja e gjysmën të vjetra, që fatkeqësisht ende nuk kanë ardhë në shkolla… Shteti nuk guxon të kursej në arsim, e së paku jo të bëhet aq i kujdesshëm, që të mos ua përgatis edhe fëmijëve gjashtë deri në nëntë librat e reja”, deklaroi Jasharaj.
Ai po ashtu ka adresuar edhe disa ankesa karshi Ministrisë së Arsimit. Sipas tij, kjo ministri po nxjerr vendime e udhëzime pa u konsultuar me sindikatën dhe prindërit.
“Aq më keq ministrja Nagavci po nxjerr vendime e udhëzime pa u konsultuar me prindërit dhe SBASHK-un…Nuk janë konsultuar as lidhur me tekstet shkollore, dhe fatkeqësisht nxënësit nga klasa një deri në pesë, do të jenë pak më të lumtur, sepse tekstet do të shkojnë më të reja, ndërsa do të jenë shumë të pikëlluar nxënësit e tjerë, sepse do të kenë vështirësi të mëdha të mësojnë me librat që janë përdorur viteve të kaluara…
Po ashtu, me udhëzimin administrativ ministrja Nagavci për të treguar se është shumë e saktë, e thotë se do të fillojë më 1 shtator që i bie e premte, dhe zakonisht herëve të tjera kur ka qenë situatë e tillë, për të qenë java e plotë e aktiviteteve, mësimi ka filluar të hënave, në mënyrë që të zhvillohen aktivitete tërë javën”, vijon Jasharaj.
Ai shton se qeveria duhet të investojë në mjete digjitale.
“Arsimi në shekullin 21 nuk mund të jetë i suksesshëm nëse punohet me mjete dhe kushtet e shekullit të kaluar, sepse fëmijët tanë janë në situatë ndryshe, kanë telefonat e mençur, në shtëpi ka internet dhe kur shkojnë në shkollë është tmerr. Shteti duhet të krijojë një ambient në shkollë të shekullit 21, ku nxënësit shkojnë me gëzim, sepse shohin gjera të reja dhe mësimin e zhvillojnë përmes projektorit”, shton Jasharaj.
Brengë tjetër e sindikatës është edhe ikja e mësimdhënësve nga vendi, për shkak të pagave jo të mira. Jasharaj thotë se ka kërkesa për pushim njëvjeçar të mësimdhënësve të Kosovës për të ikur jashtë vendit.
“Ne do të bëjmë një shkresë posa të kthehen deputetët që edhe njëherë të iniciohet çështja e vlerës së koeficientit, ngase është tejet e ultë, ka goditur arsimin kogja shumë… Ka rrezik që edhe ne po e hulumtojmë se ka kërkesa për pushim njëvjeçar të mësimdhënësve të Kosovës, që sipas meje dhe përvojës që kam, ata mbase do të shkojnë jashtë, do të provojnë të rehatohen, nëse gjejnë atje mundësi, nuk do t’i kthehen kurrë procesit mësimor, sepse janë të zhgënjyer me paga, me ligjin e pagave, me presionin e ofendimet publike që iu bëhen se nuk dinë”, thotë mes tjerash Jasharaj.
Mes tjerash, ai thotë se nëse shteti nuk ndan shuma për mësimdhënësit me sëmundje të rënda, ata do të detyrohen të dalin në shkolla.
“Nëse shteti nuk ndan mjete, koleget, pa fajin e tyre do detyrohen të dalin në shkollë, sepse mund ta humbasin vendin e punës, por nëse MASHT-i siguron mjete, takohet me DKA-të dhe Asociacionin e Komunave dhe iu tregon se duhet t’i lironi nga procesi, sepse janë mjetet, atëherë shkollat dhe DKA-të, me kënaqësinë më të madhe do t’i lironin këta nga procesi mësimor dhe do të zëvendësoheshin me kuadro të reja.
Dhe puna e kuadrove të reja edhe do të merrte përvojë por edhe do të jepte kontribut shumë më të madh se kolegu i sëmurë, sepse nëse është i sëmurë, dhe obligohet të shkojë në shkollë, shkon për të ruajtur vendin e punës dhe pagën për bukën e fëmijëve, sepse sëmundja ia pamundëson të jap kontributin e tij, siç e ka dhënë dikur”, thotë Jasharaj.
E në fund, Jasharaj thotë se nëse qeveria do i ishte gëzuar lajmit që po fillon mësimi me kohë dhe pa greva, do të thërriste për takime këtë sindikatë.
“Nëse qeveria nuk do të ishte gëzuar (për grevë) ne do të kishim takime. Është logjike para fillimit të vitit shkollor të takohemi me ministren, të shohim a jemi përgatitur e të urojmë njëri tjetrin”, përfundon Jasharaj.
Kujtojmë se Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci në një konferencë për media, bëri të ditur se viti i ri shkollor 2023/2024, do të fillojë më 1 shtator, dhe se nxënësit do të kenë edhe pushim vjetor.
E sa i përket teksteve shkollore, ajo tha se gjatë kësaj jave do të japin detaje lidhur me furnizimin e shkollave, por se ende nuk ka diçka në këtë drejtim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine
Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri
KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?