LAJMI I FUNDIT:

Meshkujt më shumë mendojnë për futboll sesa për seks

Meshkujt më shumë mendojnë për futboll sesa për seks

Një anketim i ri i ka zbuluar mitet më të zakonshme të sekti.

Anketimi me 1,000 njerëz ka zbuluar se meshkujt janë më të prirë të mendojnë për futboll sesa për seks, transmeton Telegrafi.

IllicitEncounters” ka kryer anketimin me anëtarët e vet dhe supozimi se “meshkujt mendojmë vetëm për seks” është theksuar si miti më i madh.


Nga 1,000 meshkuj të anketuar, vetëm 8% kanë thënë se mendojnë për seks gjatë shumicës së ditës.

Në anën tjetër, shumica e tyre kanë pranuar se mendojnë për sport.

64% e pjesëmarrëse kanë rrëfyer se janë më të prirë që gjatë ditës të mendojnë për futboll sesa për seks.

Ky nuk ka qenë i vetmi mit që e ka zbërthyer studimi.

Anketimi po ashtu ka zbuluar se madhësia e penisit nuk ndërlidhet me madhësinë e duarve apo këmbëve. /Telegrafi/