Site icon Telegrafi

Meshkujt e grupeve të gjakut A, B ose AB janë katërfish më të prirë të vuajnë nga impotenca

Një numër i madh i meshkujve anë e mbanë botës vuajnë nga impotenca si pasojë e obezitetit, diabetit apo moshës

Por tani shkencëtarët kanë zbuluar se impotenca mund të ndërlidhet edhe me grupin e gjakut.

Një studim i ri ka zbuluar se meshkujt që i përkasin grupeve të gjakut A, B ose AB janë katërfish më të prirë të vuajnë nga impotenca apo disfunksionit erektil sesa meshkujt e grupeve tjera të gjakut.

Këto zbulime janë të rëndësishme sepse thuajse gjysma e meshkujve i përkasin grupeve të lartcekura të gjakut, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët të cilët e kanë konstatuar këtë thonë se ky zbulim i mbështet edhe hulumtimet e mëhershme që kanë treguar se grupi i gjakut ndikon edhe në rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.

1 në 10 meshkuj do të përjetojnë probleme me ereksion gjatë jetës së tyre. Dhe, ndonëse ilaçet si viagra e kanë revolucionarizuar trajtimin, 30 për qind e meshkujve nuk ndihen mirë pas përdorimit të atij ilaçi.

Vlen të ceket se studimi ka përfshirë meshkujt të cilët kishin qenë në vitet e tyre të 60’ta. /Telegrafi/

Exit mobile version