Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka lëshuar një mesazh para nisjes së sezonit të ri futbollistik në Superligën e Kosovës.
FFK ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime para nisjes së sezonit të ri 2019/20, duke konfirmuar rënien e katër klubeve nga kategoria dhe dërgimin e tri skuadrave në garat evropiane.
Për këto ndryshime dhe për nisjen e re të sezonit futbollistik, presidenti i FFK-s, Agim Ademi ka dërguar një mesazh për të gjithë.
Mesazhi i presidentit të FFK-së:
Të nderuar futbollistë, drejtues të klubeve, gjyqtarë e delegatë,
Të dashur tifozë e dashamirë të futbollit,
Jemi të lumtur që këtë fundjavë do ta bëjmë përurimin e hapjes së kampionatit të ri në IPKO Superligën e Kosovës në futboll. Ky edicion do të jetë i veçantë për shumë arsye.
Në kuadër të strategjisë së re të FFK-së sivjet do të fillojmë me platformën digjitale të garave, duke u bërë kësisoj federata e parë në regjion që e zbaton një platformë të tillë.
Po ashtu, tashmë kemi vendosur edhe për reformimin e ligave tona. Si rrjedhojë, në fund të këtij kampionati katër skuadrat me bilancin më të dobët do të përshëndeten nga shoqëria elitare, derisa nga Liga e Parë do të ngjiten dy skuadra, duke pasur parasysh faktin se nga edicioni garues 2020/21 Superliga do të përbëhet nga 10 klube.
E gjithë kjo është bërë duke iu përshtatur nevojave, kërkesave të klubeve e të opinionit dhe me qëllim të ngritjes së mëtutjeshme të organizimit dhe të cilësisë në futbollin tonë.
E veçanta tjetër e këtij edicioni është se tashmë vendi ynë do të përfaqësohet me tri klube në garat evropiane, gjë e cila pa dyshim do ta rrisë edhe më shumë rivalitetin dhe garën për kreun e renditjes. Pra, tani krahas kampionit dhe fituesit të Kupës, pjesëmarrjen në garat evropiane do ta sigurojë edhe nënkampioni, një vlerësim ky që i është bërë punës së drejtë dhe efikase të FFK-së.
Kjo dëshmon se niveli i organizimit tashmë është rritur dukshëm dhe si rrjedhojë kemi bërë progres edhe në aspektin e cilësisë. Mirëpo, ajo që kemi arritur deri tash nuk duhet të na kënaqë. Në vazhdimësi duhet të kërkojmë më shumë dhe t’i krijojmë mundësitë për të bërë hapa tjerë përpara, në mënyrë që të jemi konkurrentë me kampionatet e vendeve të regjionit, e pse jo edhe më gjerë.
Futbolli i Kosovës ka shënuar rritje nga viti në vit dhe të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe të vlerësojmë drejtë përmirësimet e bëra, sidomos në aspektin e infrastrukturës.
Tani qëllim primar duhet ta kemi lojën korrekte dhe emocionin që dhuron kjo lojë e bukur ta transmetojmë tek dashamirët e futbollit.
S’do mend se klubet që kanë organizim të mirë, vendosin objektiva të qarta dhe kanë strategji për t’i arritur ato do të kenë suksese, sado të vështira të jenë sfidat gjatë rrugës.
Ne, si FFK, i kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura për një kampionat të mirëfilltë, gjyqtarët e delegatët i kanë kryer me sukses normat fizike, përkatësisht seminaret për zbatimin e rregullave të reja të futbollit, prandaj tani nuk mbetet asgjë tjetër veçse t’u japim hapësirë futbollistëve që ta rrokullisin topin në fushën e gjelbër dhe të urojmë që gjithmonë të fitojë më i miri.
Në emrin tim dhe të KE të FFK-së uroj të gjitha klubet për fillimin e këtij edicioni, me shpresën për një kampionat plotë emocione, rivalitet sportiv dhe ‘fair-play’.
Njëherësh, zotohem se për të gjithë të përfshirët në futboll do të ketë zero tolerancë ndaj çdo dukurie negative që e dëmton imazhin e futbollit dhe të vendit tonë.
Gabimet e paqëllimshme do të sanksionohen në aspektin sportiv, ndërkaq nëse do të ketë diçka përtej asaj që i përket futbollit do të jenë organet e drejtësisë, ato, që do të ndërmarrin masat e parapara bazuar në ligjet e shtetit.
Prandaj, kërkoj nga të gjithë që të jenë vigjilentë dhe suksesin ta kërkojnë vetëm në frymën e ‘fair-play’-it.
Suksese për të gjithë!
Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi!
Agim ADEMI
President i FFK-së
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve – Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Man United e ka gjetur në La Liga zëvendësuesin ideal të Andre Onanas

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit