“Kosova e meriton dhe duhet ta ketë një stadium nacional modern”. Ky ishte mesazhi kryesor që dha gjatë vizitës në Kosovë, presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino, që po konsiderohet thirrje e qartë për institucionet shtetërore që të merren hapa konkret për ndërtimin e një stadiumi të ri.
Të tillë e konsideron edhe vetë presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, i cili thotë për KosovaPress se Kosova ka nevojë urgjente për stadium dhe se me këtë çështje duhet të merret Qeveria e Kosovës.
Ademi: Thirrja e Infantinos për stadium është mesazh për qeverinë
“Kosova ka nevojë për infrastrukturë, jo vetëm për një stadium nacional siç u diskutua në atë takim dhe në të gjitha takimet mund të them… Pra ajo thirrje për të pasur një stadium nacional është jashtëzakonisht e mirë dhe besoj që edhe ai do të jetë sepse kjo është çështje e ministrisë, qeverisë realisht, sepse federata askund në botë nuk ndërton stadiume nacionale, por ndërton qeveria dhe ne i ndihmojmë në atë pjesën kozmetike, por gjithsesi stadiumi nacional është një imazh për shtetin, një imazh për popullin për të gjithë”, tha Ademi.
Nevojën për stadium të ri e potencon edhe trajneri Bylbyl Sokoli, por ai e sheh si alternativë edhe zgjerimin dhe modernizimin e stadiumit “Fadil Vokrri”.
Sokoli: Modernizimi i “Fadil Vokrrit” mund të jetë alternativë e një stadiumi të ri
“Kur jemi tek infrastruktura ajo duhet të jetë me standardet, do të thotë me numrin e popullsisë, me nivelin e futbollit tonë, me numrin e skuadrave tona e kështu me radhë. A duhet një stadium i ri?….Unë personalisht mendoj para se gjithash që stadiumi i kryeqytetit ‘Fadil Vokrri’ duhet të përshtatet dhe të ketë nivelin më të lartë për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare dhe të caktohet kush merr përsipër mirëmbajtjen… A na nevojitet një stadium i ri për kombëtare, a kemi ne forcë dhe buxhet që t’i mirëmbajmë këto objekte të nivelit të lartë. Unë mendoj që stadiumi i kryeqytetit ‘Fadil Vokrri’ duhet të rregullohet me një projekt të ri, jo të shtohet numri i shikuesve, por të shtohet cilësia e stadiumit në përgjithësi nga tapeti deri te pjesa e gardërobave dhe ai të jetë stadium i nivelit të lartë me aq shikues sa ka, s’ka nevojë më shumë sepse i plotëson kriteret në bazë të numrit të popullsisë që ka Kosova”, tha Sokoli.
Mos komunikimi i duhur ndërmjet FFK-së me Ministrinë e Sportit dhe me Qeverinë e Kosovës është parë si njëra nga arsyet pse edhe më tutje nuk ka hapa konkret në këtë drejtim, por Ademi thotë se raportet mes këtyre institucioneve janë të mira dhe se po punojnë bashkë në realizimin e projekteve të ndryshme për futbollin.
Ademi: FFK ka raporte të mira me qeverinë dhe ministrinë
“Kemi komunikim zyrtar sigurisht, kemi pasur dhe kemi të gjithë, kemi takime, por nuk është që çdo takim e bëjmë medial sepse jemi të shtëpisë. Ndoshta nuk ka nevojë njëherë ta bëjmë mediale, por konsulta kemi gjithmonë, gjithsesi ne konsultohemi, institucionet i respektojmë si federatë, por gjithsesi jemi të pavarur në këtë drejtim. Çdo gjë është në rregull me qeverinë, me ministrinë, ministria ka bërë edhe projektet e saja, pa çka që shumë nëpër media thuhet se nuk po punohet, është ndalur, ka qëllime. Nuk ka asnjë qëllim, por ministri do rregullsi dhe po përgatitë dokumentet e rregullta për çdo projekt që e ka për futbollin por edhe në përgjithësi për sportin”, tha Ademi.
Trajneri Gani Sejdiu në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, ka deklaruar se nëse FIFA shpreh gatishmëri për ta ndihmuar këtë projekt, atëherë instancat shtetërore duhet që urgjentisht të marrin masa për filluar planin konkret për ndërtimin e një stadiumi nacional.
Sejdiu: Duhet shfrytëzuar maksimalisht mbështetjen e FIFA-s
“Është e vërtetë që Kosova e meriton një stadium nacional sepse është një komb që e do shumë futbollin dhe ka kaluar nëpër shumë histori të vështira deri këtu dhe se këtyre futbolldashësve më në fund duhet krijuar një ambient i tillë me të gjitha kushtet optimale në mënyrë që të shijohen në maksimum ndeshjet e kombëtares. Por nëse ndihma e FIFA-së është e tillë që mos të dëmtohet shumë buxheti ynë duhet sa më shpejt të intervenohet nga instancat përgjegjëse qe sa më shpejtë të realizohet ky projekt.”, tha Sejdiu.
Ndryshe, së fundmi KosovaPress ka mësuar se FFK tashmë ka aplikuar për ta fituar në formë fondacioni nga FIFA njërin nga stadiumet e botërorit “Katari 2022” i cili do të demolohet menjëherë pas përfundimit të këtij kampionati dhe se ky aplikim ka marrë mbështetjen e presidentit të FIFA-së, Gianni Infantino.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Klubet saudite të gatshme të eklipsojnë pagën e Ronaldos duke i ofruar kontratë marramendëse egjiptianit Salah
FSHF rinovon kontratën e trajnerit Alban Bushi
Chelsea do të tentojë rrëmbimin e yllit të Man Utd nëse ai ‘nuk pajtohet’ me kontratën e re
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
Messi zbulon ndeshjen e vetme në karrierën e tij për të cilën ‘mërzitet’ që mungoi
Joan Laporta dëshiron të nënshkruajë me një sulmues të ri në janar
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se cilit klub ai 'ëndërron' t'i bashkohet
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025