LAJMI I FUNDIT:

Mes Prishtinës dhe Londrës, Dua Lipa zgjedh Prishtinën

Mes Prishtinës dhe Londrës, Dua Lipa zgjedh Prishtinën

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, dha së fundmi një intervistë për CNN, duke folur rreth jetës dhe karrierës së saj në përgjithësi.

Ajo tregoi jetën e saj si refugjate në Londër, duke thënë se asnjë person nuk largohet me dëshirë nga vendi i saj.

Tutje këngëtarja ka treguar se është shumë e lidhur me rrënjët e saj, ndërsa e ngacmuar nga gazetarja, asaj i është dashur të zgjedhë mes Londrës dhe Prishtinës.


Dua Lipa (Foto: Juan Naharro Gimenez/Getty Images/Guliver)

Fillimisht me hezitim, por më pas Dua ka thënë se do të zgjidhte Prishtinën, sepse ishte qyteti i saj i lindjes.

Dua verën që shkoi mbajti një koncert në Prishtinë, në kuadër të festivalit “Sunny Hill”, në Parkun Gërmia.

Dhe ia arriti! Dua Lipa shpërblehet me çmimin për 'muzikën më të mirë internacionale' në BAMBI Awards
Lexo po ashtu Dhe ia arriti! Dua Lipa shpërblehet me çmimin për 'muzikën më të mirë internacionale' në BAMBI Awards

Ndërkaq, e pyetur tutje nga gazetarja se cilën do zgjidhte mes muzikës së saj dhe atë të babait, këngëtarja është përgjigjur me të qeshura duke thënë se do të zgjidhte muzikën e saj sigurisht.

“Muzikën time. Pavarësisht se e dua shumë atë të babait, por jam shumë krenare me punën time”, ka thënë këngëtarja shqiptare.

Së fundmi, ajo u shpërblye me çmimin për “muzikën më të mirë ndërkombëtare”, në eventin më të madh në Gjermani, BAMBI Awards. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Magazina
Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Magazina
Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Magazina
Bianca Censori provokon sërish me një paraqitje të guximshme

Bianca Censori provokon sërish me një paraqitje të guximshme

Magazina
Ndahet nga jeta aktori i “Harry Potter”, Simon Fisher-Becker

Ndahet nga jeta aktori i “Harry Potter”, Simon Fisher-Becker

Magazina

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Kalo në kategori