Fundi i një ëndrre: I mërzitur dhe me lot në sy Cristiano Ronaldo largohet nga Kupa e Botës

Maroku ka mundur Portugalinë në çerekfinale të Kupës së Botës me rezultat 1-0.
Marokenët e bujshëm festuan me golin e Youssef En-Nesyrit në minutën e 42-të.
Ai gol mjaftoi që Portugalia të eliminohej nga Kupa e Botës në Katar dhe Maroku të bëhej skuadra e parë afrikane në histori që arrin në gjysmëfinale të Botërorit.
Kjo ishte ndoshta ndeshja e fundit e Cristiano Ronaldos në Kupat e Botës.
Ronaldo qau pas humbjes ndaj Marokut, i vetëdijshëm se kombëtarja e tij humbi një mundësi të madhe në luftën për një medalje.
Ai shkoi në dhomat e zhveshjes duke qarë i përcjell nga anëtarë të stafit të federatës portugeze.
Për Ronaldon, kjo ishte paraqitja e 195-të për Portugalinë që nga viti 2003, por ai do ta mbyllë karrierën e tij pa titullin kampion bote. /Telegrafi/









































