‘Merre Vetë dhe Shko’ - Ekrem Zajmi Themelues & CEO i Vetalgo-s zbulon formën e rezervimeve të mençura dhe udhëtimeve të organizuara

Është lansuar platforma më e re digjitale për rezervime, VETALGO.
Kjo platformë synon të ndryshoj mënyrën se si udhëtarët planifikojnë dhe rezervojnë shërbime të ndryshme, përfshirë vetura me qira, bileta të avionit dhe autobusëve, si dhe hotele, duke ofruar një zgjidhje të lehtë dhe të sigurt për të gjitha nevojat e një përvoje të organizuar udhëtimi.
Ekrem Zajmi, themeluesi i VETALGO-s, ndau vizionin e Vetalgo-s gjatë një interviste për Telegrafin.
"Ideja lindi nga përvoja ime në Turqi, një vend me një industri të zhvilluar turistike", tha Zajmi. "Kombinimi i kërkesave të tregut dhe teknologjisë digjitale na shtyu të krijojmë një platformë që e bën më të lehtë për udhëtarët të gjejnë dhe krahasojnë shërbime".
VETALGO – “merre vet edhe shko” është dizajnuar si një zgjidhje e gjithanshme për udhëtarët që kërkojnë të shmangin telefonatat e shumta dhe vizitat fizike në agjenci të ndryshme.
Momentalisht, platforma ofron një sërë opsionesh për vetura me qira, ndërsa po punon në krijmin e opsioneve, katalogeve edhe për bileta të avionit dhe autobusëve, si dhe rezervime hoteliere, duke u mundësuar përdoruesve të gjejnë ofertat më të mira në një vend të vetëm.
"Ne kemi bërë përpjekje për të sjellë në tregun vendor një platformë që grumbullon të gjitha këto shërbime në një vend", shpjegoi Zajmi. "Platforma ofron mundësinë e zgjedhjes mes furnitorëve të ndryshëm dhe rezervimi bëhet në mënyrë të sigurt".
Me një fokus të veçantë në lehtësinë e përdorimit, VETALGO ofron funksionalitete në disa gjuhë, për të përmbushur edhe nevojat e turistëve ndërkombëtar që vizitojnë Kosovën. Për më tepër, platforma garanton që çmimet e ofruara janë të njëjta me ato që ofrohen direkt nga furnitorët, duke ofruar kështu një transparencë të plotë për përdoruesit.
Duke synuar të bëhet alternativa e parë e zgjedhjes për udhëtarët, me një qasje të përqendruar në kënaqësinë e klientit, platforma ofron gjithashtu zbritje për klientët e rregullt dhe ofertë ekskluzive për përdoruesit e parë.
Për më shumë informacione dhe për t'u bërë pjesë e këtij ndryshimi në rezervimet online, vizitoni vetalgo.com.

















































