Një kombi i një kompanie të sigurimeve ka marrë flakë në autostradën Prishtinë-Prizren, afërsisht në Malishevë.

Në fotografitë që janë dërguar në redaksi të Telegrafit, shihet se vetura ka marrë flakë në pjesën e përparme.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Sot rreth orës 12:00 në autostradën "Ibrahim Rugova" afër hyrje-daljes Malishevë është pranuar informata se një automjet është kapluar nga zjarri. Njësitet përkatëse iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë ndërmarr veprimet e nevojshme”, tha Hoxha. /Telegrafi/

156692569 186782569529291 817916141418453825 n 1

156736369 1054431905048989 7917913011363344132 n 1