LAJMI I FUNDIT:

Merr flakë një frigorifer jashtë një mobil shop-i në Prishtinë, raportohet vetëm për dëme materiale

Merr flakë një frigorifer jashtë një mobil shop-i në Prishtinë, raportohet vetëm për dëme materiale
Foto: Arkiv

Një frigorifer jashtë një lokali (mobil shop) kishte filluar të ndizej si dhe disa mbeturina përreth saj sot rreth orës 09:30 në rrugën “Fehmi Agani”, në Prishtinë.

Kështu bëri të ditur për Telegrafin shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi i cili tha se zjarrin e kishte shuar pronari i lokalit dhe se zjarrfikësit nuk kishin intervenuar.

“Informata për zjarr në një lokal është pranuar në ora 09:35. Ekipet menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes. Kishte filluar të ndizej një frigorifer jashtë lokalit ‘Mobil Shop’ dhe ca mbeturina afër frigoriferit. Pronari kishte shuar zjarrin. Nuk kishte nevojë për të intervenuar”, ka thënë Gashi.


Edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia është duke u marrë me rastin.

“Sot rreth orës 09:30, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë një lokal në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Ajo po ashtu se zjarri është lokalizuar dhe se raportohet vetëm për dëme materiale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Lajme
“Vranë 27-vjeçaren shtatzënë e në prehër kishte vajzën trevjeçare”, Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Likoshan e Qirez

“Vranë 27-vjeçaren shtatzënë e në prehër kishte vajzën trevjeçare”, Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Likoshan e Qirez

Lajme
Cakolli kërkon informacion nga KQZ se kur pritet të përfundojë numërimi i votave

Cakolli kërkon informacion nga KQZ se kur pritet të përfundojë numërimi i votave

Lajme
Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

Lajme
Rama tha se Agaçi është në spital, Berisha: Nga Roma vijnë foto në kafene, nuk tregojnë spitale

Rama tha se Agaçi është në spital, Berisha: Nga Roma vijnë foto në kafene, nuk tregojnë spitale

Lajme
Dhunimi i të miturës në Prishtinë, prokuroria thotë se po mbahet seancë dëgjimore ndaj katër të dyshuarve - tre të tjerëve iu parashtrohet masa e paraburgimit

Dhunimi i të miturës në Prishtinë, prokuroria thotë se po mbahet seancë dëgjimore ndaj katër të dyshuarve - tre të tjerëve iu parashtrohet masa e paraburgimit

Lajme
Kalo në kategori