LAJMI I FUNDIT:

Merko: Struga nuk ka ndërtime pa leje që e rrezikojnë statusin në UNESCO

Merko: Struga nuk ka ndërtime pa leje që e rrezikojnë statusin në UNESCO

Kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko, thotë se Struga nuk ka ndërtime pa leje që e rrezikojnë statusin e UNESCO-s.

Sipas tij, janë regjistruar ndërtimet të egra në brendësi të qytetit dhe hapësirat rurale dhe për to duhet të bëhet regjistër për numrin e saktë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është bërë regjistër i ndërtimeve pa leje. Ata janë në brendësi të qytetit ose mjediset rurale, por UNESCO ose dikush tjetër nuk kanë thënë se ata pengojnë ndonjë proces ose se duhet të rrënohen”, tha Merko.


Ai shtoi se në Komunën e Strugës ka pasur mbi pesë mijë paraqitje për legalizim të objekteve, në pajtim me Ligjin për legalizim të miratuar në vitin 2011, por bëhet fjalë për shkallë, tarraca dhe të ngjashme.

Merko thotë se Ohri është qytet në UNESCO dhe se duhet të mbrohet vet, ndërsa shtoi se Struga do të jep kontributin e saj në këtë çështje./Telegrafi/