LAJMI I FUNDIT:

Merkel do t’i thotë “po” hapjes së negociatave për anëtarësim

Merkel do t’i thotë “po” hapjes së negociatave për anëtarësim

“Nuk jepen negociata me vënie kushtesh për kampe refugjatësh, do të ishte e padrejtë”, thotë në një intervistë për Deutsche Welle, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein.

Finalja e debatit disajavor po afron dhe socialdemokrati gjerman nuk e thotë dot saktësisht nëse negociatat do të hapen apo jo, e pohon se diskutimi vazhdon pasi ka rezerva, sidomos nga pala franceze, e cila i mëshon idesë se BE-ja duhet të reformohet një herë vet, pastaj të mendojë zgjerimin e mëtejshëm.

Por, Fleckensteini pohon se ka sinjale shumë të qarta nga zyra e Kancelares se, Gjermania do të thotë një “po” të qartë për bisedimet e anëtarësimit.


“Nëse do të flitet për kushte, ato do të lidheshin me procesin e vettingut dhe nevojën për të treguar se ai do të vazhdojë dhe se Reforma në Drejtësi nuk po bëhet vetëm për të marrë ‘dritën jeshile’ të çeljes së negociatave”, sqaron ai.

I pyetur nëse do të ketë edhe një kusht tjetër, atë që diskutohet ethshëm prej ditësh tashmë, që Shqipërisë t’i kërkohet të pranojë kampe refugjatësh në territorin e saj, përgjigjja është se në këtë samit do të trajtohen çështje të ndryshme, përfshirë atë të emigracionit, e në këtë kontekst mund të ketë gjithmonë kompromise mes 28 vendeve të Bashkimit Europian, të cilat dalin përtej kufijve të territorit në fjalë.

“As nuk mund ta përjashtoj, por as nuk e përfytyroj dot, sepse nuk i njoh detajet”, shprehet Fleckenstein, duke theksuar se ai vet, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian shohin progres në procesin e vettingut, e kjo konsiderohet shpresëdhënëse, duke sjellë një miratim të gjerë në të dy këto organizma. /DW/

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori