LAJMI I FUNDIT:

Merkel – menaxhuesja e suksesshme e krizave

Merkel – menaxhuesja e suksesshme e krizave

Jo sallë e tejmbushur, asnjë lloj trazire e të qeshura, pak kamera. Rregullat e distancës respektohen me rreptësi, shumë pyetje vijnë nga hapësira virtuale. Kjo konferencë shtypi që mbahet tradicionalisht si çdo verë është ndryshe nga të tjerat. Vetëm një person vepron me rutinë, si gjithmonë. Angela Merkel. E fokusuar dhe faktike ajo prezanton strategjinë e saj të veprimit. Dhe, rrezaton qetësi e siguri, e kundërta e të papriturave që sjell me vete pandemia.

Konferenca e shtypit është për kancelaren skena që asaj i duhet për të bindur qytetarët në krizën e Coronës. Tri mesazhe të qarta ka Merkel me vete: Fëmijët nuk duhet të bëhen humbësit e krizës, ekonomia duhet të vazhdojë të prodhojë dhe shoqëria duhet të ruajë unitetin. Këto janë temat, që i preokupojnë qytetarët në këto momente.

Si një studiuese shkencash e shoqëron Angela Merkel vendin përgjatë pandemisë, e këtë me vetëbesim të dukshëm. Kuptohet, se rifitimi i popullaritetit e ka forcuar Merkelin. Vlerat në sondazhe janë sërish në nivele rekord. Si menaxhere e krizave ajo ka fituar pikë. “Çdo ditë vlen”, tha Merkel. Ajo nuk dëshiron të humbasë kohë e do t’i çojë shumë gjëra përpara në vitin e saj të fundit qeverisës. Por realiteti është ndryshe: Temat kardinale të së ardhmes si ndryshimi i klimës, digjitalizimi, që ishin me rëndësi që para krizës së Coronës, nuk janë më në qendër. Impulse të reja nuk ka, por të gjitha pyetjeve ajo iu përgjigjet e sigurtë dhe me detaje.


Edhe në politikën e jashtme, presidentja e presidencës së BE-së, Merkel i qëndron strategjisë së njohur: ruajtja e dialogut. Me partnerin e vështirë, Rusinë, kinezët e plotfuqishëm, dhe manipuluesin e zgjedhjeve në Bjellorusi. Përpjekja për të ruajtur të gjitha kanalet e bisedimeve, edhe pse qëndrimet mund të jenë shumë larg. Aty shfaqet Angela Merkeli e parehatshme, që këmbëngul në zgjidhje dhe kërkon përgjigje, që shpesh edhe nuk i merr.

Në fund mbetet përshtypja: Kancelarja di të menaxhojë kriza, por koronavirusin mbetet një superkrizë. E atë që nuk do arrijë ta zgjidhë dot kjo qeveri, mbetet si detyrë për qeverinë e ardhshme federale gjermane. /DW/

Në trend

Më shumë
Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Magazina
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Kalo në kategori