Kancelarja gjermane Angela Merkel është bërë hit në internet me një video të publikuar.

Pas përfundimit të fjalimit në Parlamentin gjerman, Merkel rikthehet në ulëse - e aty e kupton se kishte harruar maskën në foltore dhe menjëherë ngritet në këmbë për ta marrë.


Ajo ishte ngritur në këmbë për të folur para deputetëve gjermanë në Bundestag, e pasi që e përfundoi fjalimin u largua nga foltorja për të vazhduar diskutimet nga ulësja e saj, transmeton Telegrafi.

Pa kaluar shumë sekonda, e kupton që me vete nuk e ka maskën – aty reagon menjëherë duke u kthyer në foltore për ta marrë.

Ky moment nuk i shpëtoi kameramanëve e as deputetëve, që me një dozë humori filluan ta duartrokasin. Për ta shikuar videon klikoni këtu. /Telegrafi/