LAJMI I FUNDIT:

“Merita për titullin u shkon futbollistëve” – flet Ilir Daja pasi fitoi titullin e tretë me radhë

“Merita për titullin u shkon futbollistëve” – flet Ilir Daja pasi fitoi titullin e tretë me radhë

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, e fitoi titullin për herë të tretë me radhë në Superligën e Kosovës dhe këtë trofe ai ia ka dedikuar nënës së tij të ndjerë.

Ballkani fitoi si mysafir ndaj Llapit me rezultat 1-0 për tu shpallur kampion një xhiro para fundit.

Daja theksoi se kanë bërë garë të mirë, teksa nënvizoi punën e madhe që kanë bërë futbollistët e tij.

“Përveç me Dritën, ka qenë një kampionat me numra që flasin për ne. Kemi më së shumti pikë, kemi kryesuar gjithë kampionatin përveç një jave. Pas xhiros së fundit do të bëjmë 57 ndeshje. Manchester City e këto skuadrat e mëdha e mbyllin sezonin me nga 59 ndeshje”.

“Janë dy vite të ngarkuara me ndeshje. Por, gjithë merita u shkon futbollistëve të mi. E kanë mbajtur barrën kryesore. Jemi me gola më së shumti të shënuar, më së paku të pranuar e shumë gjëra tjera. Sot ia kushtoj këtë trofe Suharekës, qytetarëve të mrekullueshëm të saj”.

“Po ashtu trofeun ua kushtoj prindërve të mi të ndjerë, nënës që u nda nga jeta para dy muajsh, e që bashkë me të ndjerin babanë, më kanë mbështetur dhe kanë bërë që unë të bëhem pjesë e futbollit”, ka thënë Daja.

Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në "Zahir Pajaziti"
Lexo po ashtu Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në "Zahir Pajaziti"

Ai theksoi se tani do të synojë Kupën e Kosovës, ndeshjes që e luajnë në mesjavë kundër Prishtinës.

“Sot do të festojmë pak, e të mërkurën do të luftojmë edhe më shumë për ta vënë qershinë mbi tortë. E përshëndes Llapin dhe Dritën që e bënë më të bukur, më me rivalitet këtë kampionat. I dhanë bukuri kampionatit me rivalitetin dhe performancën”, ka thënë Daja.  /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Në një intervistë të jashtëzakonshme, Messi thyen 'konfuzionin' që ka sjellë në futboll stili i Guardiolës

Në një intervistë të jashtëzakonshme, Messi thyen 'konfuzionin' që ka sjellë në futboll stili i Guardiolës

Ndërkombëtare
Szoboszlai kërkon që UEFA të ndryshojë protokollet pas incidentit mjekësor të Barnabas Varga

Szoboszlai kërkon që UEFA të ndryshojë protokollet pas incidentit mjekësor të Barnabas Varga

Përfaqësueset
Messi zbulon kundërshtarin më të urryer në futboll: Ai është lojtari që më zemëroi më së shumti

Messi zbulon kundërshtarin më të urryer në futboll: Ai është lojtari që më zemëroi më së shumti

Ndërkombëtare
Sauditët blejnë tetë herë kampionin e Francës dhe 'vjedhin' njeriun kyç nga PSG

Sauditët blejnë tetë herë kampionin e Francës dhe 'vjedhin' njeriun kyç nga PSG

Ligue 1
Llogaritë e kualifikimit në fazën tjetër, shanset që Shqipëria të kalojë grupin e “ferrit”

Llogaritë e kualifikimit në fazën tjetër, shanset që Shqipëria të kalojë grupin e “ferrit”

Kombëtarja e Shqipërisë
LIVE: Shqipëria luan ndeshjen vendimtare në grupe ndaj Spanjës - gjithçka që duhet të dini

LIVE: Shqipëria luan ndeshjen vendimtare në grupe ndaj Spanjës - gjithçka që duhet të dini

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori