Ju ka rënë të shihni femra me muskuj të bukur, ju befason kjo, ju intrigon apo ju mrekullon? Të gjitha këto tipare, i posedon Merita Humolli, me një edukim shëndetësor për t’u admiruar dhe një trup të ndërtuar sikur në pikturë. Prej vitesh, ajo ka investuar në trupin e saj të bukur dhe këtë përvojë, e ndan bashkë me shumë vijuese të ‘shkollës’ së saj të fitnesit.
Intervistoi: Gazmend Kajtazi
Fitnesi për të do të thotë jetë, e qetë, e lumtur dhe me kuptim, pa u ankuar asnjëherë për ndonjë lëngim.
Në vazhdim mund të lexoni intervistën me Merita Humollin, e cila me pasion e mjeshtëri ushtron një profesion të rrallë dhe të veçantë, sidomos për mjedisin tonë.
Jeni ndër të paktat femra shqiptare që merreni me sportin e fitnesit në mënyrë profesionale. Pse u përcaktuat për këtë sport, i cili edhe tek po popullarizohet dita-ditës?
Që nga momenti kur fillova ta përjetoj magjinë e fitnesit, sikur e ndjeja një lidhje shumë të fortë emocionale dhe fizike ndërmjet meje dhe këtij sporti. Saqë, tashmë ushtrimet janë bërë pjesë e pandarë dhe objektivi im kryesor (ditor). Ndërkohëqë, synimet ndryshonin gradualisht, unë i shtroja vetes sfida gjithnjë e më të vështira për të arritur rezultate edhe me te mira. Këto rezultate tashmë janë të prekshme, sepse prej kohësh jam IFA Trajnere Personale, ku përvojën dhe dijen time për fitnesin ua përcjell klienteve të mija, çdo ditë.
Sa kohë ju është dashur që të ndërtoni trupin për të cilin shumica ju admirojnë? A ka pasur shumë sakrificë?
Me fitnes merrem qe14 vite. Ky sport kërkon shumë disiplinë sidomos tek ushtrimet, ushqimi dhe pushimi. T’i përmbahesh një regjimi siç e don një profesioniste, gjithsesi është sakrificë, por dëshira për t’u marrë me këtë sport, i tejkalon te gjitha.
Si ndiheni si një nënë, grua, dhe një atlete e fortë e me muskuj?
Përveç kënaqësisë që të ofron të qenurit nënë dhe grua, do të thotë që të kesh edhe obligime e angazhime, por përkrahjen që e kam nga familja, më bën që të ndihem edhe një herë më e fortë, me më shumë muskuj.
A ndodh që njerëzit në rrugë t’iu shikojnë me habi, kur mbani mbisupe fanellën pa krahë?
Edhe pse nuk ekspozohem shumë në rrugë, megjithatë kjo më ndodh përkundër vullnetit tim, sidomos gjatë muajve të verës kur unë mbaj fanellën e tillë dhe, është e vërtetë që ka njerëz, të cilët më shikojnë me habi, pikërisht për shkak të shpërfaqjes së muskujve.
Si ndihen klientet tuaja gjatë ushtrimeve me ju që keni një formë të shkëlqyeshme trupore?
Unë, mendoj se përveç njohurive dhe përvojës time shumëvjeçare si trajnere, edhe forma ime trupore, mbase ndikon drejtpërdrejtë si motiv shtesë për klientet e mija. Kësisoj, dëshira që edhe ato të arrijnë një formë trupore si timen, i shtynë që çdo herë të bëjnë stërvitje me intensitet sipas orarit të cilin ua caktoj, paraprakisht.
Një femër e cila stërvitet nga dikush tjetër, ka shumë favore pasi që, ato mund ta kuptojnë shumë mirë njëra-tjetrën për qëllimet, ankesat dhe gjërat tjera personale. Deri sot, nuk kam hasur në dikë që ka shprehur xhelozi ndaj meje, sepse mendoj se jam shumë e hapur dhe gjithmonë e gatshme që t’ju ndihmoj atyre, të cilat dëshirojnë dhe synojnë të arrijnë rezultate dhe një forme të shkëlqyeshme trupore.
A druhen femrat se do të fitojnë muskuj të mëdhenj shumë shpejt pas fillimit të ushtrimeve?
Kohë më parë, femrat janë frikësuar që të ngritin pesha; më tepër kanë bërë ushtrime trupore dhe kardio, sepse është konsideruar se ngritja e peshave do t’ju nxirrte në sipërfaqe muskuj e mëdhenj, të cilët do t’u ngjanin muskujve të meshkujve. Tashmë, shumica e kanë kuptuar se formimi i muskujve, është një rrugë e gjatë me shumë mund, përkushtim dhe ajo masë muskulore “mashkullore”, është pothuajse e paarritshme, meqë femrat gjenetikisht nuk kanë paradispozita (sistemi hormonal) që të kenë masë muskulore si meshkujt. Pak muskuj mund të formohen vetiu, por mendoj se ushtrimet mbesin forma, pothuajse e vetme për ndërtimin e një trupi të përsosur.
Përse njerëzve u nevojitet trajneri personal? Çka është objekt i asaj në raport të shkuarjes klasike dhe të pavarur në palestër?
Unë mendoj se është shumë vështirë që një femër ta bëjë një program adekuat dhe të efektshëm për veten, pa ndihmën e trajnerit, sepse duhen shumë njohuri rreth anatomisë së njeriut, rreth ushtrimeve dhe efektit të tyre në trup. Për një program efektiv, duhet së pari të bëhen matjet antropometrike dhe të shikohet se cilat pjesë të trupit ajo ka nevojë më tepër t’i përmirësojë. Pra, në bazë të matjeve, qëllimit, përvojës, gjendjes shëndetësore, aktivitetit ditor, etj. Hartohet edhe programi i ushtrimeve në mënyrë që ai të jetë sa më efektiv dhe më i përshtatshëm. Përveç programit stërvitor, teknikës së rregullt të ushtrimeve, mundohem që çdo herë t’i motivojë klientet, sepse motivi është arma kryesore e trajneres dhe arsyeja kryesore që klientet vazhdojnë t’i përballojnë sfidat stërvitore.
Cili është gabimi më i shpeshtë të cilin shumica e njerëzve e bëjnë kur ia caktojnë vetes programin e ushtrimeve?
Gabimi më i madh është se shumica e femrave i caktojnë ushtrimet të cilat atyre ju pëlqejnë, e jo ato që kanë nevojë, dhe gabimi tjetër është se ato shpesh herë, nga interneti, kopjojnë programet e sportistëve profesionistë pa e llogaritur fare se ato janë fillestare. Ka edhe nga ato që disa ushtrime i konsiderojnë si “ushtrime të meshkujve” dhe nuk duan t’i performojnë kur, ndoshta, për ato ushtrime kanë më së shumti nevojë.
Kur është koha më e mirë për trajnim dhe sa kohë shpenzoni në trajnime?
Koha më e mirë për stërvitje, varet edhe në bazë të qëllimeve të klientes, mirëpo të gjithë e dimë se paraditja është më e favorshme për stërvitje, sepse i lejon trupit të rigjenerohet më tepër gjatë ditës. Ndërsa, unë stërvitem 4 herë në javë rreth 45 minuta në ditë, zakonisht në mëngjes, sepse më vonë jam e angazhuar me kliente, të cilat i ushtroj dhe, natyrisht pasditen e shfrytëzoj më tepër për familjen.
E dimë që aspekti psikik i jetës së shëndetshme është njësoj i rëndësishëm si ai fizik. Në cilat mënyra u ndihmon njerëzve që të motivohen, të përkushtohen dhe të ngrenë moralin e tyre?
Të jesh trajner personal i mirë, do të thotë të jesh edhe një lloj psikologu. Njerëzit që vijnë në palestër, përveç preokupimit të tyre për një trup sa më të përsosur, ata shpesh manifestojnë edhe mungesën emotive dhe shfaqin zymti të shpresave por, këtu tek ne, sikur ua kthejmë disponimin e brendshëm dhe hijeshinë e jashtme. Puna ime e parë që e bëj është një lloj testi publik, ku përmes diskutimeve i kuptoj kërkesat, brengat dhe qëllimet e tyre, pastaj me shembuj konkret ju jap njëfarë vetëbesimi dhe arrij që t’i bind ato se mund ta ndryshojnë trupin e tyre, ashtu siç dëshirojnë vetëm falë punës dhe vullnetit të tyre të madh, natyrisht nën përkujdesjen tonë të vazhdueshme.
Çfarë ju pëlqen më shumë në këtë profesion?
Kjo punë është krijuese, sfiduese, tepër humane, por momenti që e shikoj ndryshimin me sy të lirë më bën të ndjehem shumë mirë.
Si arrini të motivoni klientët tuaj, edhe kur janë pa shpresë?
Nuk ka klientë pa shpresë, por ka klientë pa vullnet. Ne edukojmë vullnetin i cili motivohet nga larmia e programeve tona.
Një trajner personal përshtat apo ndryshon stilin e jetesës?
Një trajner personal të ndryshon stilin e jetës duke e bërë më të bukur dhe më selektiv, qoftë në aspektin e performancës fizike, por edhe shpirtërore.
Çka do t’u këshillonit fillestarëve, si të fillojnë procesin e tyre të ndërtimit të trupit?
Të gjitha fillestareve do t’u kisha rekomanduar që paraprakisht të konsultohen me trajnerë për ushtrimet dhe stërvitjen. Të fillojnë me një intensitet të ulët, e pastaj gradualisht ta rrisin nivelin e ushtrimeve. T’i zbatojnë ushtrimet me teknikë të rregullt dhe të kujdesen që mos të lëndohen. Të stërviten me vullnet dhe dëshirë të plotë, si dhe të kenë durim, sepse e gjithë ky angazhim, pas një kohe do t’ju shpërblehet.
Cili është mendimi juaj për skenën e fitnesit në vendin tonë? A konsideroni që favoret e jetës së shëndetshme janë të nënçmuara? Cila është zgjidhja?
Vetëdijesimi i njerëzve tanë për të mirat e fitnesit është rritur dukshëm, sidomos në vitet e fundit. Kjo ka bërë që njerëzit në masë më të madhe të njihen për dobitë e jetës së shëndetshme. Pra, siç thotë një fjalë e vjetër latine: “Mens sana in corpore sano”), mendja e shëndoshë, në trup të shëndoshë”.
Në instagramin tuaj, kemi vërejtur se 4 herë keni marrë “like” nga njeriu më i zhvilluar në botë, Phil Heath. Çka do të thotë kjo për ju?
Një surpizë e këndshme deri në kufi të të pabesueshmes. Gjithsesi, një dëshmi e punës sime dhe një motiv shtesë për punën që e bëj me kaq përkushtim e dashuri për çdo ditë.
Jeni e martuar në një familje sportistësh; vjehrri juaj (Idriz Humolli – kampion i shtatëfishtë i Kosovës) është themelues i bodybildingut në Kosovë. A do të thotë kjo se këtë profesion e keni traditë (Fitness Gym Prishtina)?
Mund të them pa hezitim, madje me mburrje se, jam e lumtur dhe me shumë fat qe i përkas familjes Humolli, sepse pikërisht aty fillova gjithçka që ka të bëjë me fitnesin. Tash e 15 vite jam në këtë familje e rrethuar me kampionë, trajnerë personal e menaxherë të fituesit, prandaj është e natyrshme, që aty, më së shumti të diskutohet pikërisht për fitnesin; teknikat, sistemet e ushtrimeve, teoritë e ndryshme mbi fitnesin e bodibildingut, trendet botërore, garat e gjithçka tjetër që ka të bëj me këtë sport. Është interesante kjo, sepse asnjëherë jeta nuk bëhet monotone.
Është e njohur që trupi i hollë është bërë imperativ vizual i kohës moderne. A është e mundur dhe si është e mundur të lirohemi nga kilogramët e tepërt në mënyrë të shëndetshme?
Ushtrimet e rregullta, ushqimi natyral i pasur me vitamina e minerale, konsumimi adekuat i proteinave, karbohidrateve të përbëra dhe yndyrave bimore, janë të domosdoshme për të humbur kilogramët e tepërt.
Thonë që ushqimin e keq nuk mund ta mposhtësh me trajnime, çfarë mendime keni ju?
Pas një stërvitje intensive që e keni përfunduar me shumë mund, ju keni shpenzuar vetëm 500 kalori dhe nëse e konsumoni një çokollatë, ju do të merrni 550 kalori. Pra, e gjithë stërvitja do të shkojë huq dhe nuk do të ketë ndikim cilësor në trup. Për këtë arsye, mundin që e bëni, bashkë me djersen gjatë stërvitjeve, në njëfarë mënyre, ju detyron që ta kompensoni me ushqim të shëndetshëm, por dhe t’i largoni mënyrat e të ushqyerit keq.
Cilat janë materiet më të rëndësishme ushqyese për aplikuesit e fitnesit?
Përveç karbohidrateve dhe yndyrave, proteinat janë përbërësit më të rëndësishëm për arritjen e rezultateve në fitnes. Proteinat më të domosdoshme gjinden në ve, mish të bardhë pule, peshk, biftek, bademe, lajthi, etj.
Cilat ushqime duhet shmangur nga menyja?
Ushqimet të cilat përmbajnë karbohidrate të thjeshta, yndyrat shtazore si dhe ushqimet e proceduara, duhet shmangur nga menyja.
A përdorni suplemente dhe nëse po, cilat janë ato?
Unë zakonisht përdori magnezium dhe vitaminë C.
A mund t’u jepni ndonjë këshillë lexuesve tanë se çka është më e rëndësishme sa i përket trajnimit, ndërkaq e vëreni që kësaj pakkush i kushton kujdes?
Në ditët e sotme, një numër i madh i punëve kryhen duke qëndruar ulur afër kompjuterit, pastaj vozitja, komunikimi nëpërmjet internetit e shumëçka tjetër, kanë ndikuar që njeriu të jetë fare pak i angazhuar fizikisht. Pra, këto janë edhe arsyet që gjithnjë e më tepër po kemi probleme si me obesitet, dhimbje të shpinës e gjymtyrëve tjera, yndyrë në gjak e shumë të tjera, ndërkaq ushtrimet e fituesit, tani janë domosdoshmëri t’i aplikojmë.
Palestrat, nganjëherë bëhen monotone dhe mekanike pas kalimit të një periudhe. Çka do t’u rekomandoni të tjerëve që trajnimet të bëhen sa më interesante?
Ndaj mendjen, se ekziston një gamë e gjerë ku hyjnë ushtrimet dhe variacionet e tyre, të cilat duhet të përdoren kohë pas kohe, në mënyrë që stërvitjet mos të bëhen monotone, të bezdisshme. Është me rëndësi kohëzgjatja e ushtrimeve, e cila eviton rutinën gjatë stërvitjeve dhe për këtë arsye ato, duhet të jenësh shpesh me të shkurta dhe më pak të ngarkuara. Pra, rekomandimi im është sa i thjeshtë, aq edhe sublim: mos i bëni të njëjtat ushtrime, po ndryshojini ato, bashkë me intensitetin. Keni parasysh kohëzgjatjen e stërvitjeve, numrin e serive dhe përsëritjeve, sistemin e treningut etj. Dhe, fare në fund, ta dëgjoni trupin tuaj kur ka momente që nuk është i disponuar për ushtrime. Me një fjalë, mos e ngarkoni trupin më shumë, se sa mund të mbajë! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë