Sikurse çdo vit, shumë mërgimtarë nga Kosova që jetojnë në vende të ndryshme të botës, kanë ardhur për pushime në vendlindje. Gjatë kësaj periudhe, qarkullimi financiar në të gjithë operatorët ekonomik është rritur. Për këtë arsye, shumica e dyqaneve, qoftë në sektorin e shërbimeve, por edhe dyqane tjera, kanë zgjatur orarin e tyre të punës deri në mesnatë, duke shtuar në këtë mënyrë edhe numrin e punëtorëve.
Në rrugë, ndërkaq, qarkullojnë vetura të shtrenjta me regjistrime nga shtete të ndryshme të botës.
Disa nga mërgimtarët tregojnë se gjatë gjithë vitit kursejnë para, në mënyrë që të shpenzojnë për pushimet në Kosovë. Për një muaj pushim, disa nga ta thonë se shpenzojnë deri në katër mijë euro.
Lutfi Thaçi nga Komuna e Vushtrrisë, prej më shumë se 3o vitesh jeton dhe punon në Gjermani. Ai tregon shumën e parave që, për një muaj pushim, e shpenzon në Kosovë, shkruan Evropa e Lirë.
“Unë 11 muaj punoj për një pushim një mujor. Ato mjete që i kursej për 11 muaj i shpenzoj për një muaj. Për pushimet familjare, por edhe të ndihmuar familjen në Kosovë. Për një muaj shpenzoj 3ooo – 4000 euro”, ka thënë Thaçi.
Por, Ardita Hajdari, e cila që 20 vite jeton në Suedi, thotë se me padurim i pret pushimet për t’i kaluar në Kosovë. Ajo nuk tregon ndonjë vlerë konkrete të parave që shpenzon, por thotë se harxhon shumë dhe se pjesën më të madhe e lë në lokale.
“Unë rregullisht punoj, kurse vetëm një muaj më takon pushim. Pushimin e kaloj në Kosovë, pra dal shumë dhe shpenzoj shumë, nëpër lokale të ndryshme. Këtu ka shumë atmosferë, shumë të rinj, kënaqem. Edhe çmimet janë të përballueshme, nuk janë shumë të larta”, thotë Ardita.
Edhe pronarë të dyqaneve të ndryshme në Prishtinë pohojnë se gjatë muajve të verës rritet dukshëm qarkullimi ditor. Besa, e cila punon në një dyqan shërbyes në qendër të kryeqytetit, tregon se me ardhjen e mërgimtareve rritet shitja. Ajo madje tregon se gjatë kësaj periudhe punojnë më orar të zgjatur dhe me numër më të madh të punëtorëve.
“Gjatë muajve të verës, zakonisht kur vijnë mërgimtarët, ka shitje më të madhe. Ata nuk kursejnë asgjë dhe blejnë tërë kohën. Ne me padurim presim ardhjen e tyre, sepse edhe fitimet janë më të mëdha”, thotë ajo.
Sipas disa të dhënave, janë rreth 700 mijë kosovarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës, shumica prej tyre në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ekspertë për çështje ekonomike konsiderojnë se remitencat dhe shpenzimet që mërgimtarë bëjnë për pushime luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit, duke nxitur rritjen ekonomike dhe duke siguruar të ardhura shtesë për familjet me të ardhura më të vogla.
Eksperti Naim Gashi, për Radion Evropa e Lirë thotë se rreth një miliard euro janë shpenzimet e mërgimtarëve që bëjnë për pushime gjatë sezonit të verës dhe për festat e fundvitit në Kosovë.
“Këto shpenzime ndikojnë jashtëzakonisht shumë në rritjen e konsumit në Kosovë dhe për rrjedhojë rritja e konsumit rrit edhe Bruto Produktin Vendor dhe të ardhurat për kokë banori. Megjithatë, paraja e gatshme që futet nga vendet perëndimore në Kosovë – atëherë kjo mund të llogaritet si neto eksport – mund të llogariten si të ardhura nga turizmi (edhe pse ata janë bashkatdhetarë tanë dhe nuk i konsiderojmë si turistë)”.
“Unë mendoj se këto të ardhura janë jetike për ekonominë e Kosovës dhe për rritjen permanente që ka ekonomia e Kosovës, rreth 3. 5 për qind”, thotë Gashi.
Përveç shpenzimeve që mërgimtarët bëjnë për pushime në Kosovë, numri më i madh i tyre gjatë tërë vitit dërgojnë mjete për familjarët.
Mesatarisht 300 euro në muaj vlerësohet të jenë remitencat që qytetarët e Kosovës pranojnë nga diaspora.
Sipas të dhënave zyrtare, shuma e mjeteve të dërgesave të emigrantëve kosovarë që çdo vit hyjnë në Kosovë është rreth 600 milionë euro. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës