Mbrojtësi i krahur, Mërgim Vojvoda e ka gjetur golin e parë në kampionat me fanellën e Mouscron.

Reprezentuesi i Kosovës po kalon formë të mirë me skuadrën e tij, ndërsa të premtën në mbrëmje arritën ta mposhtin Chareloin me rezultat 3-0.


Ai e ka shënuar golin e parë të takimit i cili erdhi pas një goditje të devijuar.

Vojvoda goditi nga jashtë 16 metërshit dhe me ndihmën e një prej lojtarëve mysafir shënoi për 1-0.

Vojvoda që është i pazëvendësueshëm te Kosova, e ndihmoi ekipin e tij drejt fitores së shtatë në kampionat.

Mouscron mban vendin e 11-të me 26 pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app