Mërgim Berisha thuhet se ka arritur marrëveshje me Fenerbahcen dhe sot (e enjte) pritet të prezantohet, raporton Fanatik.

Lojtari shqiptar aktualisht luan te Red Bull Salzburgu dhe forma e tij e lartë ka bërë që gjiganti turk t’i marrë shërbimet e tij.


Lojtari 23-vjeçar luajti 42 ndeshje në edicionin e kaluar në kampionatin e Austrisë, duke shënuar 22 gola dhe 14 asistime.

Nga këto statistika të mrekullueshme, Fenerbahce është hedhur menjëherë në sulm, për t’i siguruar shërbimet e tij.

Një tjetër transferim i Fenerbahces do të jetë edhe Max Meyer që është pjesë e Kolnit, duke realizuar kështu një transferim të dyfishtë.

Kujtojmë se afati kalimtar në Turqi mbyllet më 8 shtator dhe klubet do të kenë ende kohë për t’i bërë edhe disa kalime të tjera. /Telegrafi/

telegrafi sport app