Pamja më e mirë deri më tash, e modelit GLE që zyrtarisht do ta shohim gjatë tetorit në Paris Motor Show
Prodhuesi gjerman Mercedes, ka bërë ndryshimet e fundit në gjeneratën e re të GLE që do të lansohet gjatë vitit që vjen, transmeton Telegrafi. Ky model i gjerë dhe luksoz, që pritet të prezantohet zyrtarisht gjatë tetorit në Paris Motor Show, është parë nga afër nga spiunët dhe duket se është gati për prodhim.
Ekspertët thonë se ka ngjashmëri të madhe me GLC, megjithëse përfundime i ka shumë më ndryshe. Në këtë model është aplikuar filozofia dizajnuese ‘Sensual Purity’ që ia ka hequr shumë rrudha, duke ia bërë pamjen shumë më të pastër.
Pamjet pa asnjë shtresë kamuflazhi, tregojnë mirë pjesën e përparme, ku shihet grilli gjigant, si dhe dritat me ndryshime, megjithëse në to ka shirita ngjitëse. Dritat që janë prapa, janë mbuluar në masë të madhe, me një material që ka ngjyrën e njëjtë si eksterieri. Megjithatë, në këtë set të fotografive të spiunëve, nuk ka arritur të kapet enterier.
Kjo makinë që lansohet vitit që vjen, pritet ta ketë motorin 3.0-litra, si dhe pjesën elektrike që do t’i ndihmojë në qarkullim. Sipas këtyre pamjeve, duket se Mercedes GLE është gati për prodhim dhe mund të hyjë në treg shumë më parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Trump zbulon pse nuk mund ta ngasë veturën

Çekët nisin një projekt të ri: Po rrisin ndjeshëm kufirin e shpejtësisë në autostradë

Škoda e re, SUV me shtatë ulëse

Porsche thotë se nuk ka plane të shesë aksionet e Volkswagen

Mbretëria e Bashkuar së shpejti me taksi ajrore elektrike?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore