Mercedes apelon parakalimin e Verstappen dhe triumfin për titullin e kampionit botëror

Mercedes ka paraqitur një ankesë, duke protestuar kundër rezultateve përfundimtare të Çmimit të Madh të Abu Dhabi 2021. Max Verstappen fitoi garën duke parakaluar Leëis Hamilton në xhiron e fundit, por kjo ndodhi në rrethana të diskutueshme.
Britaniku ishte duke udhëhequr garën me rreth 11 sekonda përpara belgo-holandezit të Red Bullit, por një përplasje e Nicholas Latifi nxori në pistë një makinë të sigurisë për të shikuar situatën.
Kjo i lejoi Verstappenit të vendoste goma të reja dhe të arrinte Hamiltonin, i cili po vazhdonte me goma të harxhuara deri në fund, gjë që ishte në rregull dhe u pranua nga Mercedes.
Ajo që kampionët në fuqi të botës nuk do të pranonin, megjithatë, ishte se FIA udhëzoi disa, por jo të gjitha makinat për të parakaluar makinën e sigurisë, duke i hapur rrugën Verstappen që të vendosej menjëherë pas Hamiltonit për rifillimin, duke kaluar në fund britanikun dhe duke fituar garën dhe titullin.
Kjo është ajo që po kundërshton Mercedes, me FIA që thotë se po protestojnë “kundër klasifikimit të vendosur në fund të garës”, duke iu referuar neneve 48.8 dhe 48.12 të Rregullores Sportive të FIA-s.
Çështja e tyre mund të mbështetet në nenin 48.12, i cili i referohet mënyrës sesi FIA i lejoi makinat fizikisht midis Hamilton dhe Verstappen të kalonin, por jo të tjerët.
“Nëse zyrtari i kursit e konsideron të sigurt për ta bërë këtë, dhe mesazhi “MAKINAT E KALUARA MUND TA PARAJKOJNË” u është dërguar të gjithë konkurrentëve nëpërmjet sistemit zyrtar të mesazheve, çdo makinë që është afër – nga drejtuesi do t’i kërkohet të kalojë”, thuhet në nenin 48.12 të FIA-s.
“Kjo do të zbatohet vetëm për makinat që mbetën mbrapa në momentin kur ata kaluan vijën në fund të xhiros gjatë së cilës ata kaluan linjën e parë të makinës së sigurisë për herë të dytë pasi vetura e sigurisë u rivendos”.
Hamilton dështoi të fitonte titullin e tetë të kampionit botëror, ndërsa Mercedes ka vendosur të apelojë këtë garë. /Telegrafi/
BREAKING: Mercedes have protested "against the classification established at the end of the Competition", relating to alleged breaches of Articles 48.8 and 48.12 of the FIA Sporting Regulations#AbuDhabiGP 🇦🇪 #F1 pic.twitter.com/bO6BLN8lv5
— Formula 1 (@F1) December 12, 2021
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Doncic zhvillon ndeshjen më të mirë, Lakers triumfojnë në udhëtim te Nuggets

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë