LAJMI I FUNDIT:

Modernizimi i MEPSO-s, do të kushtojë 18 milionë euro (Video)

Modernizimi i MEPSO-s, do të kushtojë 18 milionë euro (Video)

Modernizimi dhe rinovimi i rrjetit përçues të MEPSO-s, do të kushtojnë 18 milion euro, ndërsa atë do ta bëjnë 5 kompani të huaja me renome, të cilat sot nënshkruan marrëveshje për nëntë investime. Nën organizim të MEPSO-s, në qeveri, sot u nënshkruan pesë marrëveshjet me të cilat do të sigurohet furnizim stabil dhe kualitativ i energjisë. Kryeministri Zoran Zaev, deklaroi se nga ky investim benefite do të kenë vetë qytetarët por dhe kompanitë të cilët do të furnizohen në mënyrë më kualitative me energji.

“Fitimin përfundumtar nga këto investime të reja në vlerë prej 18 milion euro në rrjetin përçues të sistemit elektro energjetik do ta ndjejnë kompanitë, qytetarët pot erdhe gjeneratat e ardhshme përmes furnizimit me energji elektrike në kohë, të shpejtë, kualitativ dhe stabil. Po ashtu me realizimin e këtyre investimeve të reja, nga SHA MEPSO do të hapet mundësia për zvogëlimin e harxhimeve për punë, me çka do të krijohen mundësi edhe për zvogëlimin e çmimit përfundimtarqë e paguajnë qytetarët dhe kompanitë, për shkak se pritjet janë se do të ulet taksa përçuese të cilën e fiton SHA MEPSO”, tha Zoran Zaev.

Ndërsa, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev nënvizoi se sistemi përçues elektrik kualitativ do të thotë furnizim stabil dhe i sigurt.


“Ky është kushti i vetëm i cili duhet të ruhet që të sigurohet mirëmbajtje e sistemit energjetik, ndërsa përmers këtyre marrëveshjeve një gjë e tillë edhe mundësohet. Largpërçuesit të cilët janë ndërtuar para 50-60 viteve si dhe trafo-stacionet të cilat poashtu janë të vjetruara, ndërsa janë të rëndësisë së veçantë për përçim të energjisë elektrike do të rinovohen me pajisje të reja, me çka do të garantohet siguri për furnizim të energjisë elektrike për të gjithë”, tha zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev.

Në ngjarjen e sotme, përveç kryeministrit Zaev dhe zv. kryeministrit Angjushev, të pranishëm ishin edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski si dhe drejtori i MEPSO-s Sasho Vasilevski i cili i nënshkroi marrëveshjet me kompanitë kontraktuese./Shenja/

https://www.youtube.com/watch?v=3IXp2X5tnoc

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori