Mënyra të thjeshta për të shmangur teprimin me ushqim gjatë festave

Mund të themi me siguri se një nga gjërat më të bukura të festave janë tavolinat e shtruara me ushqime të shumëllojshme.
Tundimit për t’i provuar të gjitha specialitetet e përgatitura shumë nuk mund t’i rezistojnë dhe kjo është më se e kuptueshme. Shija e mirë e ushqimeve tradicionale është e pakrahasueshme.
Përtej shijes ajo që lënë pas festat shpesh është një ndjenjë jo dhe aq e këndshme. Fryrja e stomakut, problemet me tretjen, rreziku i shfaqjes së shumë sëmundjeve dhe shtimi në peshë janë shumë prezentë, sidomos në këtë periudhë.
Ndaj në këtë artikull ju tregojmë disa mënyra të thjeshta se si mund të shpëtoni nga këto probleme e njëkohësisht të shijoni ushqimet tuaja të preferuara. Ndiqni ato më poshtë në mënyrë që këtë vit të më mirë edhe pas periudhës së festave.
Si të veproni
Siç shpjeguam dhe më lart tundimit për të ngrënë në këto kohë është e vështirë ti rezistosh. Zgjidhja për këtë gjendet tek mënyra e të ngrënit dhe jo tek sasia. Ekspertët rekomandojnë që të konsumoni vetëm në disa orare të caktuara pa ndryshuar dietën tuaj të përditshme. Sipas ekspertëve të Universitetit të San Diego në SHBA të cilëve iu referohet AgroËeb.org, kufizimi i ushqimit për një kohë të caktuar mund t’ju ndihmojë.
Kjo mënyrë do t’ju ndihmojë që të parandaloni një sërë simptomash dhe sëmundjesh të cilat mund të shkaktohet nga ushqyerja e tepërt. Këtu futet edhe sindroma metabolike e cila është një lloj gjendje ku trupi zhvillon disa sëmundje njëherësh. Pra mund të prekeni njëkohësisht nga diabeti, ishemia apo problemet me zemrën. Të gjithë këtë rrezik të madh mund t’jua sjellë ushqimi, nëse nuk e konsumoni në mënyrën e duhur. Shëndeti në këtë pikë përkthehet në orare të kufizuara dhe precize ngrënie.
Ndryshimi i orareve
Ekspertët rekomandojnë sigurisht konsumimin e të gjitha vakteve e ushqimeve tuaja të preferuara, duke zgjedhur ato më të shëndetshmet. Këtë mund ta bëni të qetë dhe pa pasur probleme nëse pasi mbaroni edhe vaktin e fundit, qëndroni të paktën 10 -12 orë pa ngrënë më asgjë. Kufizimi i ushqimit ndihmon trupin të krijojë balancat e duhura për të djegur edhe ushqimin e tepërt.
Gjithashtu rrahjet e zemrës do të jenë më të rregullta, gjë që i jep forcë të gjithë organizmit. Kështu në mënyrë që të shpëtoni një herë e mirë nga mbingopja apo nga sëmundjet kronike mjafton që të qëndroni 10 orë në ditë pa ngrënë. Për pjesën tjetër të ditën mund të zgjidhni të hani vaktet si normalisht.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët