Site icon Telegrafi

Mënyra e re që këtë dimër të vishni rroba tërësisht të zeza

Tani është koha e duhur që t’u kthehemi rrobave të zeza dhe të kërkojmë ide të reja të cilat do ta freskojnë dukjen tonë.

Jeni adhurues i madh i ngjyrës së zezë dhe pikërisht në këtë ngjyrë e tregoni më mirë veten?

E pra, tani është koha e duhur që t’i shikoni propozimet më të mira të veshjes tërësisht ngjyrë të zezë për këtë sezon dhe të visheni zi në mënyrë krejtësisht të re, transmeton Telegrafi.

Mu për këtë kemi vendosur t’ju sjellim propozimet e përsosura se si këtë dimër të kombinoni veshjen tërësisht ngjyrë të zezë…

Blogerja franceze e modës Aria Di Bari, adhuron të veshë kombinime elegante, andaj shpesh inspiron damat në gjithë botën.

Kjo pikërisht është njëra ndër të tillat sepse përbëhet nga rrobat klasike tërësisht të zeza, siç janë fanella me fyt, pantallona në formë cigareje me vija, xhaketa e cila ka gjatësi deri tek kërdhokullat dhe këpucë që kanë formë papuçeje. /Telegrafi/

 

Exit mobile version