Futbolli nuk pushon së mahnituri. Kur mendohet se gjithçka është shpikur… gjithmonë del diçka e re, diçka të pazakontë.
E fundit ka ndodhur në Bullgari. Lojtarët e Levskit dhe Ardas u mblodhën në mesine fushës për të mbajtur një minutë heshtje për vdekjen e Petko Ganchev, ish-lojtarit të Ardës.
Deri këtu duket gjithçka normale. Me një përjashtim. Ganchev nuk kishte vdekur. Vetë klubi i Arda e korrigjoi gabimin e tij në pjesën e parë, duke lëshuar një komunikatë.
“Të dashur gazetarë dhe tifozë të Ardës, drejtuesit e klubit dëshirojnë tu shprehin ndjesë të sinqertë për ish-lojtari skuadrës, Petko Ganchev dhe të dashurve të tij, pasi klubi mori informacione të pasakta për vdekjen e tij”.
“I kërkojmë ndjesë të sinqertë Petko Ganchevit. Ne morëm informacione të pasakta për vdekjen e tij”.
“I urojmë Petko Ganchevit shumë vite shëndet dhe suksese”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit Arda.
Aktualisht, Ganchev, qendërmbrojtës 28-vjeçar, luan për Dobrudzha Dobrich në Kategorinë e Dytë Bullgare.
Gjatë kohës së tij te Arda (2020-22), ai luajti 21 ndeshje dhe shënoi një gol. /Telegrafi/