Arsyeja më e fundit që Elon Musk ishte në titujt kryesorë të lajmeve është fakti se ai u nda me partneren Natasha Basset, ngjarje kjo që e ka mërzitur shumë nënën e miliarderit.

Maye Musk ndjeu se Natasha ishte gruaja perfekte për djalin e saj dhe ishte e mërzitur nga ndarja e tyre, e cila ishte diçka e befasishme duke qenë se të dy u shfaqën së bashku në Festivalin e Filmit në Kanë.


Tani, ata nuk janë më bashkë dhe një burim i afërt me Maye ka folur për Hollywood Life.

Screenshot 5 34 Elon Musk dhe Natasha

“Natasha dhe Maye ishin shumë të afërta gjatë muajve të fundit”, tha burimi.

"Ajo mendonte se Natasha ishte gruaja perfekte për djalin e saj. Ata ndanin një lidhje kaq të fortë dhe ajo e konsideron me të vërtetë një shoqe tani”.

"Miqësia e tyre do të vazhdojë edhe pse ajo nuk është më me Elon”.

Pse u ndanë Elon Musk dhe Natasha Bassett?

Arsyeja e ndarjes së tyre ishte që Natasha Bassett të fokusohej në karrierën e saj të aktrimit.

Megjithatë, nëna e biznesmenit nuk po e mban këtë kundër aktores dhe e kupton vendimin.

“Maye nuk është e mërzitur apo e zemëruar me Natashan”, vazhdoi burimi i Hollywood Life.

Screenshot 6 35 Elon dhe Natasha

"Si një grua, Maye e di se ndonjëherë një grua duhet të vendosë veten dhe karrierën e saj përpara një lidhjeje”.

Kush është Natasha Bassett?

Natasha Bassett është australiane, e lindur në Sydney. Ajo u transferua në ShBA kur ishte 19 vjeçe për të ndjekur ëndrrat e saj për t'u bërë aktore.

Karriera e saj ka filluar të rritet vitet e fundit, pasi luajti Britney Spears në filmin biografik "Britney Ever After".

Screenshot 7 28 Elon dhe Natasha

Ajo ka luajtur Dixie Locke në filmin biografik “Elvis”, të drejtuar nga Baz Luhrmann dhe i cili u publikua në qershor të këtij viti. /Telegrafi/