Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancën plenare, në të cilën do të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, pritet të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091.


Deputetët gjatë kësaj seance po ashtu mbajnë edhe debatin parlamentar për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës, sipas kërkesës së shtatë deputetëve.

Seanca do të nis në orën 10:00.

Rendi i plotë i ditës në seancën e sotme:1. Deklarimet jashtë rendit të ditës, 2. Pyetjet parlamentare, 3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, 4. Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare, 5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091, dhe 6. Debat parlamentar për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/