Konferenca më e madhe e muzikës në rajon Prishtina Music Conference vazhdon të shpalos programin e saj për edicionin e ardhshëm që do të mbahet me 3 dhe 4 Nëntor në Kino Armata në qendër të Prishtinës.

Pjesë e emrave të shpallur është edhe Elena Ora. Elena Ora ka luajtur një rol kryesor në ngritjen e Rita Orës në një yll me influencë globale, duke mbikëqyrur karrierën e artistes që nga fazat e saj të hershme deri në vlerësimin ndërkombëtar. Puna e saj ka kontribuar në suksesin e Ritës si një artiste, aktore, dhe fituese e çmimeve prestigjioze në industri si artiste platinum.


Prishtina Music Conference ka një platformë unike e cila shtyn zhvillimin e artistëve duke ftuar ekspertë dhe duke i vënë përballë me artistët e rinj të cilët inkurajohen të bëjnë pyetje dhe të shfrytëzojnë njohuri nga artistë dhe specialistë me njohuri ndërkombëtare dhe prestigjioze të industrisë.

Screenshot 3 29

Emra tjerë pjesëmarrës do të jenë edhe Visar Kuci, multi-intrumentisti i njohur dhe virtuoz i violinës si dhe Rhani Krija, perkusionisti me fame botërore që ka përformuar dhe ka krijuar me artistët më të mëdhenj botëror si STING, Prince, Stevie Wonder, Black Eyed Peas, Mary J Blige, etj.

Presim më tutje të shohim se çfarë surpriza tjera na presin më tej nga Prishtina Music Conference.

Regjistrohuni sot për hyrje dhe akses falas në konferencë në prishtinamusicweek.com